osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër! 1 mijë arsye për të ikur nga Shqipëria…dhe 1 arsye e FORTË për të qëndruar

Ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër! 1 mijë arsye për të ikur nga Shqipëria…dhe 1 arsye e FORTË për të qëndruar

Ai është nga ata njerëz që në qarqet profesionale njihet shumë mirë, dhe ka gati 10 vjet që është rikthyer në Shqipëri, pas shkollimit, specializimit dhe përvojave profesionale në vende të huaja, dhe vijon të kryejë me qindra ndërhyrje të suksesshme duke shpëtuar jetë fëmijësh, në fakt në një moment kur duket se shumica e mjekëve kanë tendencën të largohen jashtë shtetit.

Pas qindra ndërhyrjesh të suksesshme, i fokusuar tashmë në kardiokirurgjinë pediatrike, mjeku Altin Veshti, njëkohësisht edhe pedagog në Fakultetin e mjekësisë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv tha se kthimi në Shqipëri ka qenë i vështirë, por për të parësore ka mbetur kënaqësia që merr nga puna fisnike që bën.

Veshti ka studiuar në Universitetin e Mjekësisë në Padova të Italisë, ku është diplomuar maksimalisht. Pas përfundimit të fakultetit dhe specializimit në Itali dhe një eksperience tjetër specializimi në Londër, më pas kaloi dy vite në Guatemala, ku preku një eksperiencë që e konfirmoi dhe e kompletoi tërësisht në zgjedhjen e tij profesionale, dhe pikërisht aty, brenda tre viteve operoi 300 fëmijë.

Më pas iu drejtua Bostonit dhe në vitin 2010 vendosi të rikthehet në Shqipëri, me entuziazmin për të zhvilluar fushën e Kardiokirurgjisë me dëshirën për ta cuar në një nivel tjetër, si dhe me ëndrrën për të qenë gjithashtu pjesë e Fakultetit të Mjekësisë si pedagog ku vijon edhe sot.

8 vite që është rikthyer, kardiokirurgu: Na trajtojnë si kriminelë, e kam menduar shumë herë të iki prapë

Nga studio e “Rreze Dielli”, kardiokirurgu i njohur pediatër Altin Veshti, pyetjes nëse e ka menduar largimin nga Shqipëria i është përgjigjur se ka disa arsye që e kanë bërë ta mendojë seriozisht këtë gjë. E para dhe më e rëndësishmja sipas tij është fakti i ligjit që dënon mjekët.

Po po këtë e kam menduar, e them me sinqeritet disa herë gjatë këtyre viteve, sepse nuk është më problemi i vështirësive kirurgjikale të cilat kalohen, por janë edhe problemet e përditshmë që has në punë. Gjëja e parë që ëm shtyn, dhe ndoshta e vetmja është ligji që ekziston për dënimin e mjekëve që është ligj unik në Bashkimin Europian.

Vdesin njerëz në Amerikë, vdesin në Itali, vdesin kudo në botë dhe kudo këtu shihet si gabim i mjekut dhe ai trajtohet si kriminel. Një mjek mund të merret nga salla e operacionit dhe të dërgohet direkt në burg, sit ë ishte një kriminel që ka bërë vrasje pa fund. Neglizhenca haset në çdo vend të botës, por dënimi që bëhet në Europë është krejt ndryshe me atë në Shqipëri. Nuk mund të them që kjo është arsyeja e vetme.

Edhe ana monetare duhet riparë, sepse ashtu siç thërritet në orën 3 të mëngjesit për një urgjencë, duhet edhe të ketë mundësi të shkojë. Në Kosovë mjekët trajtohen nga ana financiare 3 herë më mirë se në Shqipëri, ka thënë Veshti për “Rreze Dielli”

Për mjekun Altin Veshti janë bërë tashmë 8 vite që punon në QSUT dhe thotë se institucioni ku ai punon ngelet lider i padiskutueshëm në kardiokirurgjinë shqiptare

Janë bërë 8 vite që punoj këtu, por më duken sikur janë 100, aq shumë punë është bërë. Është një fushë që akoma duhet punuar dhe eksploruar. Kemi bërë hapa gjigandë.Mund ta them, QSUT është absolutisht lider i padiskutueshëm në kardiokirurgjinë shqiptare. Ne nuk bëjmë reklamë sepse është spital shtetëror dhe në përgjithësi në asnjë vend të botës, spitalet nuk bëjnë reklamë.

Unë nuk kam parë në Amerikë apo në Itali ku kam qenë, që një spital të bëjë reklamë. Qendra spitalore, atje ku punojnë një numër i madh kardiokirurgësh mbetet qendra lider për kardiokirurgji, u shpreh mjeku kardiokirurg pediatër Altin Veshti

Ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër, Altin Veshti: Po të iki, i bëj keq vendit

Kardiokirurgu Altin Veshti, ndër të rrallët kardiokirurgë pediatër në Shqipëri thotë se arsyeja kryesore që e mban në vendin tonë është fakti se mungesa e tij do të sillte mbylljen e një fushe që ai ka vite që i është përkushtuar.

Unë kam një pasion për këtë që bëj, për mësimin që jap në Fakultetin e mjekësisë, që mësoj studentët të paktën në lëndën e kardiokirurgjisë dhe më duket sikur me ikjen time do mbyllet një shërbim, ai i kardiokirurgjisë pediatrike dhe më duket sikur do i bëj diçka keq këtij vendi, tha mjeku Veshti në studion e “Rreze Dielli”