Plot 4,1 milionë ndoqën në Holandë, përpara TV, ndeshjen Tottenham-Ajax në Champions League, duke vendosur një rekord të ri dhe thyer atë që kishte vendosur sfida Milan-PSV Eindhoven në Champions disa vite më parë.
Por, kjo është vetëm një e dhënë magjike për djemtë e tmerrshëm të Erick Ten Hag. Në fakt, ajo që ka më shumë rëndësi janë përfitimet ekonomike, pasi klubi i “shigjetarëve” në filozifinë e tij ka parrullën “mbill dhe korr”.
Kështu, sipas të dhënave të fundit, shifrat që zbulohen në ecurinë e deritanishme në Champions, janë vërtet për të shkulur qimet e kokës.
Deri tani, Ajaxi ka arkëtuar në total 90 milionë euro në Champions. Jo, nuk është shaka. Ja t’i zbërthejmë:
15,25 milionë euro erdhën nga pjesëmarrja në grupe
18,8 mln euro nga renditja e 10 viteve të fundit në Champions
10,8 mln euro vetëm nga faza e grupeve (rezultatet e arritura)
9,5 mln euro kualifikimi në fazën e 1/8-ve
10,5 mln euro çerekfinalja e arritura pasi u eliminua Real Madrid në 1/8-tat
12 mln euro gjysmëfinalja e arritur pasi eliminoi Juventus në çerekfinale
2,5 mln marketpool (e drejta TV dhe reklama)
10,7 mln euro nga biletat e shitura në “Johan Cruijff Arena”
5 fitore jashtë fushe në ecurinë Champions 2018-2019
Totali deri tani: 90 mln euro
Buxheti total vjetor i klubit: 92 mln euro
FITIME SHTESË
15 mln euro nëse kalon edhe Tottenham dhe siguron finalen e Champions
4 mln euro nëse fiton Champions League
3,5 mln euro pjesëmarrja në Superkupën e Europës
Totali: 112,5 mln euro