Zbardhen dy dënimet e vëllait të ish-deputetit demokrat në Gjermani dhe dëbimi i tij. Mashtrimi i deputetit Salianji për të vëllain dhe garancia për shpëtimin nga burgu
Vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji rezulton me rekorde kri* minale në disa shtete të Europës. Pas publikimit të dokumenteve një ditë më pare, ku vëllai i tij, Klodian Bedri Xhengo rezultonte dy herë i dë nuar në Britaninë e Madhe, të tjera fakte vërtetojnë lidhje të tij me botën e krimit.
Mësohet se krahas mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vëllai i ish-deputetit demokrat ka të regjistruar në shtetet europiane edhe kr ime të tjera, sikurse është grabitja me dh*unë dhe shkelja e kufirit.
SIkurse mund të shihni edhe nga këto dokumente të publikuara nga redaksia jonë, rezulton se Klodian Xhengo, ose siç njihet me identitetin e ri Alex Kacani, më 08.05.2017 në orën 13:10 mbi bazën e denoncimit të një punonjësi të dyqanit Knauber – Markt në Ahrweiler, është kapur në flagrancë nga ana e policisë së krimeve të zonës Mainz, në Gjermani, duke vjedhur sende të ndryshme.
Ai është larguar me vrap nga dyqani dhe është kapur në parkingun e makinave duke u ndaluar në zyrën e policisë së zonës.
Siç shënohet në regjistrat e policisë së landit, vëllait të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji nuk iu morën shenjat e gishtave, por ndërkohë ai është fotografuar për vjedhje me dhunë.
Kontrolli në banesën e vëllait të Salianjit
Nga kontrolli i banesës, vëllait të ish-deputet demokrat Ervin Salianji ju gjetën edhe sende të tjera (artikuj kozmetike, orë dore dhe mjete të tjera) të cilat rezultonin të vjedhura në dy vendngjarje të tjera.
Krahas procedimit për tre rastet e vjedhjeve me dhunë nga vet policia, gjithashtu u bë kallëzim ndaj shtetasit Alex Kacani për veprën penale të shkeljes së rregullave të qëndrimit në vendet Shengen.
A ka ndihmuar Salianji vëllain duke i paguar garancinë për gjykatë
Në një kohë që Ervin Salianji ishte i ngarkuar si koordinator për aksionin qytetar në PD, i vëllai i tij ia ka hedhur paq nga burgu falë një garancie pasurie të derdhur në gjykatat gjermane.
Prokurori e Koblenzës ka regjistruar Çështjen Nr.2030/ Ks 33185/17. Për shkak të pagesës së garancisë pasurore në vlerën 5000 euro mbështetur në Kodin e Procedurë Penale Gjermane, prokurori ka vendosur të mos e dënojë me burg dhe ka urdhëruar që autoritetet e landit ta përzënë nga territori i shtetit gjerman ku i ndalohet hyrja dhe me shënimin pa të drejtë hyrje në zonën Shengen.
Por kjo pagesë ngre pikëpyetje të shumta se si një person i cili dënohet për grabitje dhe vjedhje që nga orët e dorës e deri te kozmetika, arrin që të paguajë një garanci prej 5 mijë eurosh brenda një kohe të shkurtër.
Pyetja që lind në këtë rast a mos është ish-deputeti demokrat Ervin Salianji që ka ndihmuar vëllain e tij duke i dhënë 5 mijë euro si garanci për ta shpëtuar nga burgu?