Kina mund të jetë shteti më ateist në botë, por s’i ndalon të ndërtojnë një nga ndërtesat më të mëdha të besimit fetar.
Shumë shpejt do të hapet xhamia më e madhe e Afrikës, në kryeqytetin e Algjerisë. Ndërtimi është marrë përsipër nga Kompania Shtetërore e Ndërtimit të Kinës.
Ndërtesa zë 400 mijë metra katror dhe është nga më të mëdhatë në botë.
Përveç kupolës masive, xhamia ka dhe minaren më të lartë në botë, 265 metra.
Kostoja u vlerësua fillimisht 1.3 miliardë, por sot ka shkuar deri në 2 miliardë dollarë, gjë që ka zemëruar shumë banorë vendas, të cilët e shohin si shpenzim luksi. Të tjerë gëzohen për faktin që ia kaluan Marokut, që deri më sot mbante rekordin për xhaminë më të madhe në Afrikë.