Lulzim Basha thotë se Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave në qershor.
“Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarte europiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. E vërteta del haptazi, is ajo që keni ju në shtëpitë tuaja. Jemi një vend i cili në vend që të ecë përpara ka ecur mbrapa.
Ekonomia i është dorëzuar drogës. Dhe ju e dini çfarë do të thotë kjo për vendin. Zuzarët e lidhur me qeverinë nuk kanë pse punojnë fare, sepse me një kamion bananesh i sigurojnë të gjitha, me ato që fshehin poshtë bananeve. Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor, sepse nuk ka hapa para por ka hapa mbrapa.
Cila është rruga për të zgjidhur këtë problem të madhe, është vetëm rruga e PD. Është rruga për t’i kthyer sendin e vjedhur të zotit. Sendi i i vjedhur është vota”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha tha se Partia Demokratike nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
“Është i panegociueshëm largimi i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për të nisur dialogun, një qeveri tranzitore, një qeveri kujdestare. Për të garantuar reformën në drejtësi. Jo ashtu siç ndodh sot. Dhe mbi të gjitha me një kryeministër të ri. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.
Jemi të sigurtë se jemi shumica morale e vendosur për të çuar derinë fund betejën për fitore. Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe qeverinë nga krimi do mund ta hapim derën e Europës. Ka një forcë që e di si hapet kjo derë. Bashkë e kemi këtë derë disa herë. Kishte shumë pengesa por në bashkëpunim të ngushta më SHBA dhe vendet e tjera tejkaluam dhjetëra probleme. Sollëm investues që punësuan mijëra njerëz. Hodhëm një hap që mendohej i pamundur, heqjen e vizave. Kush e mendonte se sot kushdo që ka nevojë mund të nisej drejt Rinasit dhe të udhëtonte pa viza. PD ka hapur çdo derë të Europës. Ditë e për ditë e javë për javë do vijojmë të kërkojmë largimin e kësaj bande”, deklaroi Basha.