Ish kryeministri Sali Berisha e ka të përvitshme vajtjen në një nga klinikat më të mira në Austri, për të bërë dhe kontrollin shëndetësor “kapital” të radhës.
Tashmë dhe mosha ka bërë të veten, por sëmundjet e shumta kanë nisur ta lodhin shumë liderin historik të PD, i cili u nënshtrohet kurave të forta mjekësore nën drejtimin e mjekut Mentor Petrela, i njohur si një nga miqtë e paktë që i kanë mbetur.
Dhe duke parë të gjitha këto pasoja të forta në shëndetin e Berishës, doktor Petrela i ka sygjeruar ndalimin e lëvizjeve me avion dhe jashtë vendit, duke anuluar në këtë mënyrë dhe vajtjen në Vjenë për të bërë “remontin” e përgjithshëm shëndetësor.
Burime pranë Berishës bëjnë me dije se këtë radhë mjekët nga Austria kanë ardhur vetë në Tiranë dhe e kanë bërë të plotë kontrollin mjekësor të pacientit VIP, të asistuar dhe nga Mentor Petrela.
Ende mbetet mister nëse ka qënë justifikim përdorimi i moshës për të mos lëvizur Berisha jashtë vendit në Austri, apo ka qënë frika nga ndonjë përplasje e mundshme me armiqtë e shumtë, tashmë që nuk është në pushtet.
Kujtojnë se Berisha është në hasmëri të thellë me Haklajt, pasi gati e ka shuar tërë këtë fis, por dhe me familje të tjera në Tropojë e më gjërë, duke u zgjeruar shumë rrethi i njerëzve të interesuar për ta eleminuar fizikisht.
Duke u kthyer tek sëmundja e Sali Berishës, ai vuan nga çrregullimet e personalitetit, ndryshimet e menjëhershme të humorit, kalimi nga humori në gjendje agresive më pas, dhe qarjet me dënesë për minuta të tëra.
Njerëzit afër tij tregojnë se ka kaluar disa trauma shëndetësore, që nga viti 2001, teksa i ra të fikët para takimit në Devoll, dhe shpëtimtar ishte Jemin Gjana.
Por këto trauma janë pasuar dhe më pas, ku 12 dhjetori i vitit 2011 ka qënë më i vështiri, pasi teksa ishte në podium duke folur me rastin e përvjetorit të themelimit të PD, Berishës i ra të fikët.
E dërguan menjëherë në spital, falë dhe mos-humbjes së toruas nga Jozefina Topalli.
Që nga ajo kohë pavarësisht se është shpëtuar nga paraliza e thellë, ajo i ka marrë kënbën, krahun dhe syrin e majtë.
Shumë herë është shkruar se Berisha pasi ka përballuar me vështirësi sëmundjen e të fiktit (Lipoteminë) dhe Dementinë si dhe problemet e forta nervore dhe kardiake, bën gjithnjë një kontroll të imtë shëndetësor në Austri.
Pavarësisht se ish kryeministri nuk e jep veten dhe punon shumë, për të qënë gjithnjë prezent në publik, gjendja e tij shëndetësore e mirë është kalimtare, dhe nën efektin e ilaçeve.
Berisha është i sëmurë nga një sëmundje që i kap jo rrallë personat në moshë mbi 60 vjeç e që quhet DEMENTIA(http://en.wikipedia.org/wiki/Dementia (link is external)).
Pacientët që vuajnë nga një sëmundje e tillë, e kanë të pamundur ta pranojnë se ajo është diagnoza e tyre. Aq më pak të pranojnë se janë të sëmurë dhe pikërisht ky fakt e mban Berishën në këmbë. Madje duke kërkuar me insistim që të mbështetet me ilaçe që të qëndrojë aktiv.
Me këtë shpjegohet dhe fakti se Berisha nuk pranon të dalë në pension politik, duke mbetur “havale” nëpër këmbët e shqiptarëve dhe duke i stresuar përmes deklaratave apo “pusisë” që zë në rrjetet sociale./Pamfleti