osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Balla: Zgjedhjet janë të popullit, jo të partive dhe ato do zhvillohen më 30 Qershor! Ata që do prekin qytetarët apo qendrat e votimit…

Balla: Zgjedhjet janë të popullit, jo të partive dhe ato do zhvillohen më 30 Qershor! Ata që do prekin qytetarët apo qendrat e votimit…

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla pas firmosjes së marrëveshjes me mbi 20 partitë e koalicionit të majtë, Aleanca për Shqipërinë ka deklaruar se zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor.

Balla ka thënë se PS dhe aleatët do të fitojnë zgjedhjet në 61 bashkitë e vendit, ndërkohë që ai ka thënë se në garë do të ketë dhe koalicione të tjera elektorale.

“Do të fitojmë edhe zgjedhjet e 2019 në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje. Jam shumë i sigurt që edhe në zgjedhje të tjera do të ketë koalicione apo aleanca të tjera.

S’kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihem mbi kundërshtimin e votës së popullit. Zgjedhjet e janë të popullit, jo të partive”, ka thënë Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka thënë se nuk mund të parashikojë nëse do të ketë një marrëveshje si ajo e 17 majit, por ka thënë se në çdo rast s’do ketë pakt në kurriz të Kushtetutës së vendit.

Do pranoni në tryeze nëse ajo të ftohet nga Presidenti?

Ajo që ne kemi thënë, zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen. Mandati i Parlamentit është legjitim, ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA-ve nëpërmjet Matheë Palmer dhe përfaqësuesit e BE-së, të cilët nxitën partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhjet.

Zgjedhjet do zhvillohen në 30 qershor dhe zgjedhjet janë të gjithë pranuara.

S’ka asnjë forcë politike që të tentojë të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratikë.

Do ketë një 17 maj tjetër?

Unë nuk jam Nostradamus. Por di të them që afatet ligjore janë kushtetuese për këdo.

Nuk ka negociata me askënd në kurriz të Kushtetutës. Bënë gabimin e paimagjinueshëm që dorëzuan mandatet, tani Lulëzimi dhe Monika duan t’u heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar për 61 bashkitë dhe parlamentet vendore. Ata që pengojnë rrugët dhe ndalojnë zgjedhësit të votojnë, ata që do prekin qendrat e votimi apo kutitë dënimet shkojnë nga 5-8 vite burg.