Një tjetër grua mbeti v.iktimë e d.hunës në familje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj.
V.iktima është Antoneta Hoxha 53-vjeç, ndërsa autori i k.rimit, bashkëshorti Skënder Hoxha 63-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës në dhomën e gjumit të çiftit.
Fillimisht çifti ka pasur një grindje, motivet e së cilës nuk dihen, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe në një moment kur gruaja ka qenë me shpinë, burri e ka goditur me levë pas kokës, ndërsa më pas në pjesën e ballit kur është kthyer dhe në krahun e majtë.
Burri ka deklaruar se pasi e goditi me levë, gruaja i ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar por Skënder Hoxha e la në gjendje të rëndë duke ndërruar jetë.
Fillimisht ai mohoi që të ishte autori i v.rasjes por pas disa orësh në pyetje në komisariatin e Policisë, Skënder Hoxha është dorëzuar duke pranuar k.rimin. Tashmë çështja kalon te K.rimet e Rënda për k.rimin brenda familjes.
Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me g.jak dhe të m.asakruar në kokë dhe në krahun e majtë, pasi ishte goditur me sende të forta, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë v.rarë.
Pavarësisht deklaratës ai është shoqëruar në komisariat dhe pas disa orësh në pyetje është dorëzuar para grupit hetimor duke pranuar k.rimin e rëndë. Çifti kishte disa ditë që ishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin.
Nuk dihet shkaku i kthimit të tyre në fshat. Çifti ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga k.rimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe Vlorë.