Ka përfunduar takimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta (burri në të zezë i Monika Kryemadhit) me partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike.
Në takimin që ka zgjatur rreth 60 minuta, kemi zbardhur një kërkesë “të veçantë” të bërë nga aleatët, se në dialog, Rama duhet të vij si Kryetar i PS dhe jo në detyrën e Kryeministrit.
A e dini pse? Sepse në logjikën e tyre, Kryeministri Rama ka “ikur” para shumë kohësh, i rrëzuar nga protestat mbarëpopullore të Lanës dhe që t’i qëndrojnë gjatë dhe stoik talljes që i bënë militantëve të tyre, se nuk do ketë dialog me Ramën kryeministër dhe se Basha është kryeministri i qeverisë tranzitore, propozuan këtë idiotësinë e rrallë të radhës.
Pesë kryetarët e partive të vogla të koalicionit humbës si ai i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PAA-së, Agron Duka, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka, kanë hyrë në Presidencë për të biseduar me Kreun e Shtetit për situatën politike
Mësohet se aleatët e Bashës, do t’i paraqesin Presidentit Meta, platformën e prezantuar për marrëveshje kushtetuese, për të iniciuar një konsensus të gjerë në funksion të zgjidhjes së krizës politike./Ekskluzive.al