Sipas gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu, ndoshta deri në mbrëmje do të ketë ndryshim të rrjedhës politike në Ballkan.
Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu, në një intervistë të drejtëpërdrejtë për Klan Kosova nga Berlini, ka treguar rreth asaj që po ndodh në samit.
Sipas tij, Zaev është shprehur se nëse nuk do të ketë hapje negociatash për Maqedoninë, ai do të japë dorëheqje.
“Ajo që ka ndodhur besoj se do të ndryshojë rrjedhën politike në Ballkan. Zaev është shprehur se nëse nuk hapen negociatat, është i gatshëm të japë dorëheqje. Ndoshta që në mbrëmje do të ketë ndryshime të rrjedhës politike në Ballkan”, – tha Baton Haxhiu.
Sipas tij, “Edhe mbrëmë edhe sot kemi parë dhe kemi dëgjuar dhe kemi qenë në takim me gjëra interesante. Ajo që po ndodh mund të jetë edhe fryma e ndryshimit, por jo sot. Edhe Thaçi edhe Haradinaj kanë qenë në takim me Mogherinin, por takimi më interesant është ai mes Ramës, Zaev dhe Merkel”.