Ministria e Shteti për Marrdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetin social facebook një foto nga takimi bilateral i Kryeministrit Rama me Kancelaren Angela Merkel.
“Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon”, shkruan Spiropali.