osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jeta tragjike por…e lumtur e Mehdi Malkaj

Jeta tragjike por…e lumtur e Mehdi Malkaj

Nga Juela Mecani

(pjesa 1 / arkiva Albanian Free Press)

Kur flet me aktorin e mirënjohur, Mehdi Malkaj, për karrierën dhe jetën e tij, duhet ta kesh parasysh se do të prekesh disa herë, ti vetë. Si gazetar e si njeri. Flet me të e të duket se je buzë Vjosës, rrëzë maleve, e të duket se je duke parë një film bardhë e zi. Një film si ata klasikët që nuk kanë shterim, nuk u ikën asnjëherë koha. Sepse Mehdi Malkaj flet pa lule e zbukurime, ai është bir i vuajtur i qytetit të Memaliajt, me një krenari dhe vlerësim të jashtëzakonshëm për rrënjët e tija. Aktori i Teatrit Kombëtar vjen në një rrëfim kaq të gjerë për të parën herë pas shumë vitesh, mbi rrugën e gjatë me shumë peripeci deri në realizimin e ëndrrës së tij, të ndiqte Institutin e lartë të Arteve.

Intervistoi për Albanian Free Press, Juela Meçani

Sa aromë Memaliaj mban ende jeta jote?

Mban shumë. Mban aq shumë sa po të ta them përgjigjen nuk do ta besosh dot, mbi 90% po. Për një arsye të thjeshtë, nuk përtoj ta them që për mua Memaliaj është qyteti më i bukur në botë sepse aty kam lindur e aty jam rritur, aty jam ngjitur në skenë për herë të parë, aty kam të gjallët e aty kam të vdekurit. Duartrokitjet e atij qyteti të vogël më kanë bërë të besoj se unë edhe mund të ecja më tutje siç ndodhi më pas. Aty është dashuria e madhe për një gocë. Në çdo rrugicë që eci takoj një kujtim timin, ku më kanë sharë e kam sharë, ku jam rrëzuar, pra si çdo fëmijë e i ri. Unë vete vit për vit, rri të paktën dhjetë ditë, pi kafenë e bisedoj me Vjosën, mbyll sytë pas orës 19.00 e dëgjoj këngën e Vjosës.

Bëj bilancet e mia e them që isha një djalë nga Memaliaj me ëndrra të mëdha që në parim i kam realizuar e kam shumë të tjera pa realizuar. Por kam realizuar ëndrrën time më të madhe, të jem pjesë e Teatrit Kombëtar. Për mua është privilegj i madh. Ka realizuar atë që eci në rrugë e njerëzit më flasin, shumë herë me droje po unë jam i hapur, bëj shaka me ta, bëj foto me ta, jam i lumtur kur takohem me njerëzit.

Shiko, unë kur luaj një shfaqje kam përgjegjësi të madhe, më mbahet fryma por kur dal në skenë gjërat rrjedhin ndryshe. Frymëmarrja ime, zëmra ime bëhet një me zëmrën e publikut në sallë e duartrokitjet tregojnë pastaj ka vlerë ose jo.

Por publiku e percepton këtë emocion tuajin besoj…

Sigurisht, e çuditshme është që publiku bën një seleksionim të jashtëzakonshëm duke mos u marrë vesh me njëri-tjetrin 500 veta a më shumë që janë në sallë, të duartrokasin me shumë dashuri. Dikur regjisori i madh Stanislavski ka thënë: “Spektatori nuk ka mëshirë.”

Keni ardhur vonë në Akademinë e Arteve, 28 vjeçar. Mund të quhesh njeri me shumë fat?

Unë kur kam lexuar një libër të Stendal, një roman, aty takova një shprehje dhe thashë me vete se do të ndiqja atë shprehje. “Mosrealizimi i një ëndrre është më e rëndë se një vdekje”-shkruan ai. Më të rëndë se vdekja nuk ka por ai thotë jo, është ëndrra e unë që nga ai moment jam përpjekur shumë për të realizuar ëndrrat e mia. Dhe ëndrra e parë është që unë të shkollohesha, të studioja në Akademinë e Arteve. I vura vetes disa objektiva, p.sh mendoja se do të shkoja në fakultet kur ende nuk e kisha mbaruar shkollën e mesme, të cilën e mbarova pa shkëputje nga puna, natën. Shkollën e mesme e lashë që në vite të parë për një arsye shumë të thjeshtë.

Dhe cila ishte?

Më çoi zysha e letërsisë në dërrasë të zezë dhe unë i kisha atletet pak të hapura. Disa goca që ishin në rresht të mesit qeshën duke ulur kokën. Unë e kuptova se përse qeshën, hodha fshirësen me të majtën, se jam mëngjarash dhe ika nga shkolla. Ika për sedër e u futa në punë. Brigadjerja ime e parë ka qenë nëna e Agron Llakajt, Drita. Një grua e jashtëzakonshme. Ishte një punë shumë e rëndë, duhet të ngrija shtylla të rënda e mu vra supi shumë. Drita mbaj mend më tha vetëm kaq: “Ulu mo mavri me bojë, nuk e bën dot ti këtë punë.” I ngriti ajo vetë shtyllat. Rroga e parë që mora, bleva këpucë dhe kalova nga shkolla që ato vajzat të më shikonin këpucët dhe nuk mi panë. Unë doja t’u tregoja atyre gocave që unë isha i zoti të blija këpucë.

Sa vëllezër e motra jeni? A merreshin ata me art?

Ne jemi pesë vëllezër. Katër nga nëna e babai e një vëlla nga babai. Të gjithë janë marrë me art. Filloi çdo gjë me si me shaka në fakt. Në fillim merrej xhaxhai e më pas vëllai im i madh ishte aq i talentuar saqë e hoqi nga skena xhaxhanë. Ai i binte njëkohësisht edhe trombonit dhe xhazit. Ishte në qendër të vëmendjes së qytetit tonë. Unë duke parë vëllanë e madh mendova se duhet të ndiqja rrugët e tija instinktivisht pa ditur a kisha aftësi. Ndërkohë kisha nisur të luaja futboll si sulmues i majtë i ekipit “Minatori”, lojtar shumë teknik por shumë i dobët fizikisht. E gëzoja shumë spektatorin se qeshte me ato që bëja unë në ndeshje. Por dalja ime në skenë është diku nga mosha 14 vjeçe. Zhvilloheshin aktivitete në lagje, kishte zhurmë shumë ai qytet. Unë kam qënë shumë qaraman, “qurrash” më thërrisnin edhe vëllezërit. Një ditë vëllai i madh hoqi peshqirin nga koka, kishte bërë flokët me shkumë që të dukej si Elvis Prestley. Ai ishte në rregull me veten e tija, hoqi pantallonat nga poshtë krevatit me shtatë vija, mori këpucët e lustruara dhe doli. U bëra kurioz dhe e ndoqa. “O Reke o Reke, të vij dhe unë me ty?”- e thirra në distancë. Ai u kthye e mua përgjigj: “Po ik o Mehdi se ti të prish fotografinë.”

Kam qarë 24 orë për këtë por që nga ai moment kuptova se duhet të largoja lotët e të merresha me veten, të vishesha ndryshe, të mbahesha pastër. Qava me dënesë por më rriti me një fjali. Filloi të më merrte me vete dhe kur unë isha vetëm ndjeva se rolet i bëja më mirë se ata. Një ditë vëllai i madh më zuri mat duke bërë rolet e më mori e më gjeti një monolog. Kur vajtëm në shfaqje unë isha tek kuintal e nuk dilja dot në skenë. “Po dil ore në skenë”-me thoshte. Unë jo që jo. Më dha një shkelm e më nxori. Imagjinoni si të nxjerr shkelmi në skenë. Spektatori reagoi sikur unë dola me një gjetje e plasën duartrokitjet e mëdha. Nuk e di nga më erdhi një kontroll i madh i gjendjes time psikofizike dhe njerëzit më pritën jashtëzakonisht mirë. Dola duke qarë nga gëzimi e vendosa se nuk do dilja më nga ajo skenë e nuk dola më. I jam borxhli Memaliajt. I falënderoj shumë njerëzit që më kanë mbështetur. Unë borxhet nuk ua laj dot por do të mundohem tua zvogëloj.

Çfarë tjetër do veçoje nga ajo kohë?

Unë nënën time nuk e kisha, ajo iku nga kjo jetë 31 vjeçe e mua më la të vogël. Është një periudhë shumë tragjike humbja e nënës, për mua dhe vëllezërit e mi. Nënat e qytetit të Memaliajt ishin për mua heroinat e qytetit. Të gjithë burrat punonin në minierë e të gjitha gratë gatuanin, lanin shpëlanin, shkundnin. Në behar i kishte të gjitha në Vjosë që lanin me mundim jorganë e batanije. Këto nëna nuk shikonin se kush fëmijë u vinte për të kërkuar bukë. Ato vetëm zgjasnin dorën. Fëmijë me djersë e me duar të pista e që merrnin bukë nga nënat e qytetit. Është shumë biblike kjo gjë, ato nuk shikonin, vetëm jepnin të sigurta se dhe fëmija e tyre diku po merrte bukë nga një dorë nëne.

E keni lënë shkollën në ‘67 dhe e keni rifilluar në ’76. Si shkuat deri atje?

Shokët e mi të fillores kishin dalë të tërë mësues. Disa i kisha edhe mësues. Komisioni atëherë në akademi ka qenë me 15 veta, të tërë korifej të artit. Unë mendoj se katër veta ishin ata që e përcaktuan fatin tim atje se mendoj se kam fituar 4 pro e 11 kundër. Unë nuk isha i përgatitur se nuk e dija çfarë duhej. Ja hipa autobusit dhe trenit dhe erdha. Fëzim kame më ka treguar se ata që ishin pro ishin Gëzim Kame, Demir Hysja (i ndriftë shpirti atje ku është), Luftar Paja dhe Birçe Hasko. Unë hyra bëra një fabulë që dija “Ezopi dhe gomari” dhe dija vetëm një fjali të thjeshtë nga një tregim “Na hoqën Lulon”. Fjalia qe “i dinim djalë të mirë Lulon”. Dhe me këto dy gjëra unë erdha në konkurs. Ishte ditë e enjte paradite, dhe konkursi bëhej në Teatrin Kombëtar në studion e provave. Ishin 30-40 veta. Ai që konkuroi para meje u kollit pak përpara se të fillonte provën. E pyetën se nga ishte dhe çfarë kishte përgatitur. Kur mbaroi ai unë isha i dyti në radhë. Më pyetën për emrin, më pyetën për mesataren dhe unë i them 4,75. Këta panë njëri-tjetrin me mendimin se ky nuk mbushka. U kollita dhe unë. Profesor Gëzim Kame më pyet a doja një gotë ujë? Unë i përgjigjem se e kam lënë dhe nuk e pi më. Ata edhe një herë panë njëri-tjetrin. “Ku ke punuar?”- më pyetën. “Në minierë, nuk ka djalë në Memaliaj që nuk ka punuar në minierë edhe ata që kanë mbaruar me 10-ta absolute,”-u thashë.

Mbarova fabulën dhe nisa fjalinë e vetme të tregimit, që dija. Thashë vetëm: “E kishim burrë të mirë Lulon”. Në këtë moment ndërhyn Luftar Paja dhe thotë jo moreeeeee ëëëë. “Më plaçin sytë në të gënjej”, i përgjigjem unë. Kemi improvizuar të dy bashkë një tregim, një monolog të gjatë. Unë e kam në ndërmarrje dhe ti më thua mua se kush është Lulua… Pastaj unë i them komisionit se nuk vazhdoj dot më më me këta.Timo më tha se a mund ta imitosh Luftar Pajon me Çobo Rrapushin. Nuk e kam parë i përgjigjem unë. Më thanë të dilja. Dola dhe po rrija afër një pishe afër Akademisë. Të komisionit po bënin pushim. Më afrohet Luftari dhe më thotë: Se çfarë po bëja. Unë i them se jam me leje të zakonshme dhe do të pres. Ik më tha dhe mos prish paratë Tiranës. Unë në atë kohë isha i martuar dhe prisnim një fëmijë. Luftarin e njihja si aktor të mirë por nuk kisha këmbyer ndonjëherë fjalë me të. E dëgjova fjalën e tij dhe ika. Kaloi një kohë e gjatë kaluan shumë muaj që të vinte përgjigjja. Më duhej edhe të duroja përditë batutat në qytet, ku të gjithë prisnin vendimin mbi shkollën time. Thashethemet në qytet ishin pa fund. Erdhi zarfi dhe unë isha në ofiçinë me makinë. U gëzova, nuk i mbajta dot lotët. Dorëzova makinën. U bëra gati për të ardhur në Tiranë.

Bashkëshortja, e cila ishte shtatzënë, ndejti në Memaliaj?

Po. Dua ta theksoj, bashkëshortja ime është një grua e jashtëzakonshme që më ka ndihmuar shumë. Ka qenë një mbështetëse e madhe e imja. Të gjithë i thanë që ku e dërgon burrin, se atëherë mendoj se tek artet bëhej nami, por unë pashë dhe kuptova që vajzat e arteve ishin shumë profesioniste, korrekte dhe serioze. Një paragjykim shumë i pasaktë.

Çfarë është ajo që ju bën kaq të ndjerë e kaq të thjeshtë?

Nuk duhet të shkëputesh asnjëherë së qeni njeri, nuk duhet të shkëpusësh lidhjet që ke pasur se ke ecur dhe je dikush. Unë luaj thjeshtë dhe në skenë. Dal në skenë për të bërë detyrën time si aktor, me pasion dhe dëshirë të madhe. Unë nuk kam një ditë raport në punë. Nuk më ka pritur njeri në prova se nuk kam shkuar kurrë me vonesë. Këtë vazhdoj ta kem edhe tani. Jam një aktor si gjithë të tjerët, sa i mirë je e përcakton skena, ja sheshi-ja mejdani. Jam i lumtur shumë për çfarë kam arritur deri tani.

Gjyshja ime që u bë nënë për ne ishte një grua shumë e fortë. Nuk arrij ende ta kuptoj se si na merrte për në fshat, do orë rrugë në këmbë, vëllanë e vogëlnë gji, mua mbi qafë, tjetri në shpinë e tjetri që ecte duke e kapur prej fustani. Një gjyshe me shtat të vogël por shumë e fortë. Në fshat ishim në parajsën tonë, na donin jashtë mase se ata një vajzë kishin pasur. Ajo më thoshte gjithmonë: “Mos arritsh majat biro” Pra ajo donte të më thoshte se misioni duhet të vazhdonte që mos njihje rënie.

Keni qenë fëmijë harrakat Mehdi?

Unë kam qenë harrakat e mëngjarash. Zyshë Lavdia u lodh me mua duke më rrahur, ma lidhën dorën. Babai im ishte minator e burrat nuk kishin kohë. Erdhi një ditë e i tha Lavdies: “Moj lavdie, sikur ky djali im mos e ketë dorën e majtë. Quhet sakat?” “Po, quhet”-i tha zyshë Lavdia. “Po atëherë ç’ke pse ma bën sakat?”-kaq tha dhe iku. Që nga ai moment nuk më rrahu më zysha.

Në klasë të katërt kishte provime e ne shkruanim me penë e me bojë. Do kisha ngelur tërë jetën e një vit më lanë në klasë. Hartimet e mia dilnin ca letra me bojë. Profesor Bardhyli, vëllai i zyshë Lavdies, një burrë i jashtëzakonshëm që e donin të gjithë, hyri në klasë, më pa me lot në sy, më fërkoi kokën e i tha së motrës diçka që nuk do e harroj kurrë: “Kaq idiote je? Nuk i jep dot një laps këtij fëmije?”-dhe unë kalova. Ai erdhi si një engjëll, në kohën e duhur, në vendin e duhur. Ka dhe një njeri në Memaliaj që u bë një çerdhe e madhe për artin. Quhet Fatmir Meçe. Ai erdhi i shkolluar dhe i formuar, e ai na kanalizoi në një lojë ndryshe nga ajo tipike amatore. Ja kjo është jeta dhe themelet e mia, janë këta persona, vëllai im i madh, Luftar Paja, profesor Bardhyli, Fatmir Meçe e disa të tjerë që kanë qenë fati i jetës time, shenjtorët e mi.

Burimi: albanianfreepress.al