Ish ministri i Brëndshëm Saimir Tahiri, ka ironizuar Nokën pa e dorzuar mandatin e deputetit, sa i përket arsimit të tij.
“Përpiqem të kuptoj shqetësimin e kolegut parafolës lidhur me familjen time. Përpiqem të kuptoj dhe shqetësimin e tij lidhur me shëndetin tim. Parafolësi është i vetmi në këtë Parlament që ka studiuar më shumë për shëndetësinë.
I ka filluar studimet në diktaturë dhe i mbaroi me anëtarësimin në NATO. “17 vjet shkollë mjeksore”, theksoi Tahiri.
Kujtojmë që Noka i shërbeu postit si ministër i Brendshëm nga 3 korriku i vitit 2012 deri në 15 shtator 2013.
Po atë datë ka marrë zyrtarisht postin edhe ish-ministri Tahiri, të cilin e mbajti deri në 12 mars 2017.