osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Janullatos, “Ringjallja e Krishtit” dhe të 40-at e “vetvrasjes” së Ilir Metës

Janullatos, “Ringjallja e Krishtit” dhe të 40-at e “vetvrasjes” së Ilir Metës

Vërtetë, që jemi vendi më i varfër, shteti më i telendisur e populli më i përulur edhe përballë elektricistit të lagjes, por jemi edhe me fat, që kemi shëndoshë e mirë udhëheqësit tanë, të cilët në momente trishtimi, duan të vrasin veten, nga dhimbja që populli vuan për bukë, por shyqyr Zotit, ndryshojnë mendje.

Nëse më 20 mars 2019, Ilir Metaj do kishte vrarë veten, atje buzë Gjolit të Pogradecit, ku tha se po pinte kafen e fundit me ortakun e tij ndërtues, kryebashkiakun Eduard Kapri, sot nuk do ta kishim më mes nesh, kaq vital e të ri-qeshur.

Por ja që e kemi e dhe e paçim sa Mali Tomorit, kur ishte pa u rrafshuar nga guroret e tij, dhe do ta kemi edhe më të fortë, paçka se Merkel e Macron, duke menduar se gjoja Likja ka vrarë veten, nuk e paskan ftuar në Samitin e Berlinit, ku do jenë të gjithë presidentët e rajonit.

E nëse Ilir Metaj, do ta kishte bërë vërtetë atë gjëmë kombëtare, duke na ikur vetëm 3 muaj para hapjes së negociatave dhe 24 muaj para rrëzimit të Edi Ramës, në këto Kremtime Pashkësh, bashkë me Ringjalljen e Krishtit, Hirësia Anastas Janullatos, do kishte përkujtuar edhe të 40-at e mikut të tij shpirtëror Ilir Metaj, që e bëri “shqiptar” në moshën 96-vjeçare.

Hirësia Janullatos, duke qenë se prej 3 muajsh, nuk është futur në “FB” e nuk dalë nga Kisha, për arësye operacioni mjekësor nga mesi e poshtë, kishte menduar se Likja kishte vrarë veten vërtetë dhe e kërkonte në qiell, ndaj nuk i besoi as syzeve, kur e pa që e kishte në prehërin e tij, duke i puthur dorën.

Sipas traditës së bektashinjëve, nëse larg qoftë, do na kishte lënë para kohe, sot të 40-at e Ilir Metës, do t’i kishte organizuar e përkujtuar edhe Baba Mondi, paçka se si afat janë plotësuar vetëm 37 ditë, por sipas traditës së bektashinjve, i zbriten aq ditë sa fëmijë ka, dhe gjithçka në këtë rast, është në rregull.

Por e kemi gjallë e siç thotë me shaka Baba Mondi, “Baba Likja” jo që nuk vret veten, por të vret kur i humbet një pllakë mermeri në gurore, por realisht, nuk ka vrarë asnjë, mbasi edhe ata 7 veta që janë vrarë në Tomorr e Dajt, janë vrarë nga pakujdesia./Pamfleti