Bashkimi Evropian i ka dhënë goditjen e parë konkrete Presidentit më të korruptuar në Ballkan, Ilir Metës. Goditja ka ardhur nga udhëheqësit e dy shteteve më të fuqishëm të BE-së, Angela Merkel e Gjermanisë dhe Emmanuel Macron i Francës.
Merkel dhe Macron kanë organizuar Samitin e Berlinit, i cili do të zhvillohet nesër dhe do të mbledhë liderët e të gjitha shteteve të rajonit. Por në këtë Samit tërheq jo pak vëmendje mungesa e Ilir Metës, i cili është Presidenti i vetëm në rajon që nuk është ftuar të marrë pjesë.
Në këtë samit, do të diskutohen tema që e ndihmojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve të këtyre vendeve mes vete, dhe mundësinë e ecjes përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa, çështja që do të merr rol më të madh në këtë samit, është ajo në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjermania nuk e ka parë me vend të ftojë Presidentin shqiptar për të marrë pjesë në një tryezë të gjerë diskutimi për çështje të rëndësisë së madhe, pasi ai akuzohet si i zhytur në korrupsion dhe që është i lidhur me politikat ruse.
Kështu, duke fshirë Metën nga lista, BE ka vendosur që Shqipëria të përfaqësohet në këtë Samit nga kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në këtë samit, të gjitha vendet e rajonit janë ftuar të përfaqësohen nga presidentët dhe kryeministrat, përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Për këtë të fundit, dihet edhe më qartë pse nuk i është ftuar presidenti, pasi ai është në largim, dhe ishte kundër linjës evropiane, e në veçanti asaj të kancelares Merkel, për votimin e emrit Maqedonia e Veriut, në referendumin për këtë çështje.
Gjithashtu, atje zgjedhjet për president janë në fazën e balotazhit pritet të zgjedhin presidentin e ri, ku në garë kanë mbetur kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMN-së.
Por, e çuditshme dhe që ngre mjaft pikëpyetje është mungesa e ftesës për Metën, i cili u mundua të marrë pozicion të fortë, duke iu vardisur linjës gjermane të politikës në rajon.
Megjitahtë, Berlini zyrtar dhe BE kanë vendosur të fshijnë nga axhenda krye-hajdutin e Ballkanit, duke lënë të kuptuar se vend i tij tashmë është vetëm para drejtësisë dhe SPAK-ut.