osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta e Monika kërkojnë “ringjalljen” duke u betuar ditën e Pashkëve për solidaritet me të vobektët. Ktheni milionat, Zoti ju sheh vetë!

Meta e Monika kërkojnë “ringjalljen” duke u betuar ditën e Pashkëve për solidaritet me të vobektët. Ktheni milionat, Zoti ju sheh vetë!

Festat tradicionale fetare apo dhe të fundvitit janë një shans për politikanët shqiptarë që të bëjnë “paradë” para publikut dhe të japin mesazhet e tyre.

Sidomos në festat fetare, krerët e politikës nuk lënë rast pa përshëndetur dhe lëshuar mesazhe paqeje për të gjithë shqiptarët, duke u kthyer disa herë në vit në “engjëj”.

Kur dëgjon Berishën, Metën, Ramën, Bashën, Monikën e liderë të tjerë të politikës, që dërgojnë mesazhe paqeje e pikëllimi për varfërinë që ka kapluar Shqipërinë, apo bashkëpunimi e prosperiteti, të krijohet përshtypja se ata nuk kanë lidhje me asgjë që ka ndodhur në këtë vend.

Ndonëse me maskarallëqet e tyre ia kanë sjellë në majë të hundës shqiptarëve për gati 30 vite me qeverisjen e tyre të mbrapshtë, e kanë vjedhur, rrahur, vrarë dhe masakruar, krerët e politikës shqiptare vijojnë të bëhen “engjëj” sa herë ka festa.

Kështu ka ndodhur dhe me presidentin Ilir Meta, i cili teksa uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, përsërit si çdo vit mesazhin se përpara të keqes, padrejtësive, veseve, frikës dhe zhgënjimit, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.

Meta madje shprehet se Dita e Ringjalljes së Krishtit na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por dhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për kujdes e dashuri të përhershme.

“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme kundër dëshpërimit dhe fatalitetit, si dhe e shpresës dhe e entuziazmit për një të ardhme më të mirë.

Është një ditë e triumfit të jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen, të shpresës mbi frikën dhe mbi pasigurinë.

Është një ditë, që na bashkon të gjithëve e që na ndihmon të reflektojmë për më shumë bashkëpunim dhe harmoni, për të mirën e përbashkët”, jep mesazhin Meta.

Në gjithë artikulimin “ungjillor” të Metës, ajo që bie në sy fare lehtë është kujdesi për të përmendur ringjalljen, triumfin e jetës mbi vdekjen dhe sidomos kujdesin për të vobektit.

Teksa e ka tejkaluar sindromin e “vetëvrasjes”, duke iu referuar triumfit te jetës mbi vdekjen, Ilir Meta bashkë me bashkëshorten Monika, kërkojnë të “Ringjallen” edhe politikisht, përmes deklarimit të solidaritetit për të pamundurit, të varfërit dhe të vobektët në përgjithësi.

Nëse i dëgjon me vëmendje të gjitha deklarimet e çiftit presidencialo-opozitar ditën e Pashkëve, por duke “fshirë” kujtesën nga ky moment dhe pas në historinë e politikës shqiptare, mesazhet janë “udhërrëfyese” për gjithkënd.

Por duke sjellë në kujtesë zullumet dhe maskarallëqet që Meta e Monika kanë bërë që nga vjedhja e floririt e deri tek tenderat dhe gjithçka që bën lekë, më e pakta që mund të bëhet për ta është dërgimi para drejtësisë, për të vendosur ajo për ta. Pasi ata s’kanë punë me Zotin.

Dhe nëse do t’u digjej shpirti për të vobektët, atëherë Meta e Monika të kthejnë paratë që kanë vjedhur në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe kanë depozituar jashtë vendit apo investuar në Shqipëri, dhe varfëria ekstreme do të zbutej. Dhe Zoti do ta shihte vetë mirësinë e bërë!/Pamfleti