osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një enigmë në Samitin e Ballkanit: Përse mungojnë dy miqtë e Gruevskit, Ivanov dhe Meta?!

Një enigmë në Samitin e Ballkanit: Përse mungojnë dy miqtë e Gruevskit, Ivanov dhe Meta?!

Dita e nesërme do të bëjë bashkë liderët e ballkanit perëndimor, në Samitin që do të zhvillohet në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Delegacionet pjesëmarrëse në këtë takim nga vendet e ballkanit perëndimor do të përfaqësohen nga presidentët dhe kryeministrat e tyre, ndërkohë që ajo që bie në sy është se në delegacionin që përfaqëson Shqipërinë mungon presidenti i vendit, Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj. Gjithashtu në takim do të mungojnë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, George Ivanov.

Ky i fundit njihet për afërsinë me ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevksi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për shpërdorim natyre, por edhe për qëndrimet e tij anti-perëndimore.

Por ajo që nuk dihet është arsyeja pse në këtë takim do të mungojë presidenti i vendit tonë.

Nga udhëheqësit e Rajonit do të jenë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa përfaqësuesit e Serbisë do të jenë Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Temë e diskutimeve në Samit pritet të jenë marrëdhënia Kosovë-Serbi, çështjet e kufirit mes dy vendeve dhe vënia e taksës prej 100 për qind nga qeveria e Kosovës për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.