osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Samiti i Berlinit: Rama takim “kokë më kokë” me Kancelaren Merkel

Samiti i Berlinit: Rama takim “kokë më kokë” me Kancelaren Merkel

Kryeministri Edi Rama pasditen e ditës së hënë do jetë në Berlin me ftesë të Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Makron.

Lajmi është bërë i ditur nga Kancelaria Federale e Gjermanisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp, e cila thekson se ditën e hënë do të mbahet në Berlin Samiti për Ballkanin, ku do të bëjë bashkë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Kancelares Angela Merkel, dhe Presidentit Emanuel Macron. Pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, mësohet se Kancelarja gjermane do zhvillojë një bisedë me Kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.

“Të hënën, më 29 prill 2019, një takim i Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares, Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron. Në këtë kontekst, Kancelarja fillimisht do të takohet me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë.

Kjo do të shoqërohet me një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas, Kancelarja do të zhvillojë një bisedë dypalëshe me Presidentin francez, shoqëruar edhe me një deklaratë të përbashkët. Pas mbërritjes së krerëve të shteteve dhe qeverive së Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do të fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor, me një sesion pune dhe një drekë pune.

Takimet do të shërbejnë për të këmbyer pikëpamjet mbi stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, veçanërisht mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, – thuhet në njoftimin e Kancelarisë gjermane./ATA