Dy persona kanë humbur jetën pas një përplasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.
Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Viktimat janë Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç.
Mësohet se ata janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Ora 22:00
Ndërrojnë jetë dy të plagosurit nga përplasja me armë zjarri në Laç (EMRAT)
Kanë ndërruar jetën në një spital privat në kryeqytet, dy personat që mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri në qendër të qytetit të Laçit.
Ata janë Mikel Jushi dhe Jani Jushi. Mësohet se viktimat janë kushërinj me njëri-tjetrin.