osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Skenarët destabilizues të PD-LSI, lojë e Ilir Metës: Aleancë me Berishën për të çuar në zgrip vendin

Skenarët destabilizues të PD-LSI, lojë e Ilir Metës: Aleancë me Berishën për të çuar në zgrip vendin

Afrimi i SPAK dhe BKH po dëshmon se politikanët shqiptarë janë gati të ndezin në flakë vendin për të shpëtuar lëkurën e tyre. PD e LSI kanë ndërmarrë një aksion për të destabilizuar vendin dhe çuar shqiptarët drejt përplasjes civile. Por nëse analizohen të gjitha faktet, duket se arkitekti i gjithçkaje është presidenti Ilir Meta. Kur ishte Kryetar Kuvendi tentonte të merrte rolin e presidentit. Po ashtu kur u betua në sallën e Parlamentit, premtoi se do të qëndrojë mbi palët.

Por së fundmi po tregon se jo vetëm që nuk qëndron mbi palë, por ka marr frenat e LSI për të futur në qorrsokak Shqipërinë. Gazeta e ka paralajmëruar që në shtator të vitit që lamë pas se Ilir Meta, në bashkëpunim me Sali Berishën po planifikonin që të rrëzonin Ramën nga pushteti. Plani i tyre ishte që kjo të ndodhte në dhjetor, por studentët u rrëzuan gjithçka. Por si duket ata nuk u dorëzuan dhe tani kanë ngritur në këmbë gjithë militantët tyre që t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

Basha e Kryemadhi dogjën mandatet, bojkotuan zgjedhjet dhe kanë deklaruar se do të ketë përplasje më 30 qershor. Por sinjalet janë se pas tyre fshihen Ilir Meta nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër. Gjatë javëve të fundit Meta po tregon qartë se nuk është mbi palët. Ai, Berisha e Kryemadhi po detyrojnë Bashën që t’u shkojë nga pas. Edhe pse është president dhe i takon atij që të mos lejojë palët të dalin nga shinat, është ai që po nxit më tepër përplasjet politike.

Vetëm dy javët e fundit ka sulmuar qeverinë në çdo dalje mediatike. Reagoi ashpër për grabitjen në Rinas dhe më pas për futjen e ushtrisë. Lëshoi kritika për ligjin e arsimit të lartë dhe po ashtu akuzoi mazhorancën se nuk ka bërë sa duhet për dialogun politik. Reagoi për protestat te Bregu i Lumit dhe shkollën në Kamzë. Pra nëse heqim një paralele, Meta ka bërë më shumë opozitë se Basha.

Roli i Metës

Ajo që tregon qartë se kemi të bëjmë me një lojë Berisha-Meta janë sjelljet e Bashës dhe Kryemadhit. Kreu demokrat u tërhoq nga protestat e dhunshme dhe dha sinjale se mund të hynte në zgjedhje. Por Monika Kryemadhi është ajo që kërcënon me revolta dhe përplasje civile në çdo intervistë. Po ashtu dhe Berisha flet për të rikthyer vitin 1997. Kryemadhi mundohet t’u hedhë hi syve shqiptarëve duke thënë se me Metën bën vetëm dashuri dhe nuk flet për situatën politike.

Por ata janë burrë e grua dhe pas çdo lëvizje të LSI fshihet Meta. Ndërkohë, në PD kemi përplasje politike. Basha është kundër dhunës, ndërsa Berisha kërkon përplasje dhe ka mbështetjen e Ilir Metës. Ai që dëshmon qartë se Meta është pjesë e LSI e dëshmojnë qëndrime. Sapo presidenti sulmoi reformën në drejtësi dhe ambasadorët, emra si Petrit Vasili e Ylli Manjani u hodhën me njëherë në sulm ndaj vetingut dhe ambasadorëve, duke qëndruar në një linjë me ish-kryetarin e tyre.

Frika nga reforma në drejtësi

Por çfarë fshihet pas lëvizjeve të Metës dhe të Berishës? Së pari, është reforma në drejtësi. Të dy e kanë treguar se janë trembur, pasi po e sulmojnë procesin hapur. Të dy janë në unison duke akuzuar Ramën se ka kapur të gjithë reformën. Madje kanë arritur deri aty sa të bazohen te raporte e Soros, të cilin e akuzonin deri dje se ka kapur reformën. Në tjetër arsye që nxit Metën të hidhet në sulm është fati i LSI.

Me djegien e mandateve Basha e shty drejt greminës partinë e presidentit dhe ai e di se pa këtë parti është i humbur. PD e ka elektoratin e saj dhe sado që mund të bojkotojë zgjedhjet, nuk shkrihet dot, por LSI nuk e ka dot këtë fat, pasi duke humbur ato pak bashki që ka, shkon në humnerë. Meta e di këtë dhe ka marrë në dorë frenat duke tentuar destabilizimin e vendit me shpresën se do ketë zgjedhje dhe do rikthehet në pushtet.

Skenarët destabilizues

Ndryshe nga sa i takon një presidenti, i cili duhet të ulë palët në tryezë dhe të negociojë, Meta nuk po vepron aspak kështu. Edhe dje që uroi për Pashkët, sulmoi indirekt qeverinë sa i takon dialogut me opozitën. Por mungesa e ndërhyrjes së tij, duket se po nxit një luftë civile. Kryemadhi e Berisha kanë dhënë sinjale se janë gati të djegin qendrat e votimit më 30 qershor. Por ky skenar duket se është dorë e Metës dhe Berishës.

Prej vitesh kanë shkuar si macja me miun me njëri-tjetrin, ku herë e kanë sulmuar dhe herë kanë bashkëpunuar. Por këtë herë janë bërë bashkë dhe sipas burimeve, nëse nuk kemi negociata deri më 30 qershor, do tentohet gjithçka për të djegur Shqipërinë. Berisha i bën presion Bashës që të shtyjë popullin duke bllokuar rrugët dhe të mos paguhen taksa e faturat e ujit dhe dritave. Ndërsa Meta duket se nxit LSI që të bllokojë çdo votë më 30 qershor. Pra dyshja Meta-Berisha duket se janë arkitektë e gjithçkaje dhe pas Berishë se Kryemadhit fshihen ata.

Loja e rusëve

Ajo që fakton qartë se Meta dhe Berisha janë gati të çojën në zgrip vendin janë deklaratat e ndërkombëtarëve. Zyrtarë të lartë kanë deklaruar se Berisha është i lidhur me rusët. Fleckenstein dhe një ish-agjent i FBI e kanë shprehur diçka të tillë. Ndërkohë vetë ambasadori rus ka marr në mbrojtje Metën dhe ky i fundit ka dalë kundër influencës ruse.

Një tjetër element është se vetë Rusia për herë të parë po shqetësohet për situatën në vend, duke treguar qartë se ajo është pjesë e lojës. Sigurisht që kjo lojë po drejtohet nga Meta e Berisha. Çdo deklaratë e presidentit pasqyrohet në mediat ruse, ndërsa lidhjet e Berishës me serbët duken qartë. Pastaj ajo që i vë kapak është se PD-LSI protestojnë në të njëjtën mënyrë si serbët. Datat janë të njëjta dhe po ashtu dhe mënyra e reagimit.

Kliti Topalli