Vetëm disa javë larg zgjedhjeve parlamentare europiane, duket se partitë nacionaliste dhe ato të ekstremit të djathtë po fitojnë gjithnjë e më shumë pikë.
Rritja e mbështetjes së votuesve ka çuar në fuqizimin e së djathtës në Austri dhe nacionalistëve të Ligës (Itali), të cilët kanë formuar edhe një koalicion populist në Itali.
Pjesërisht kjo është parë si një reagim kundrejt institucionin politik në vetvete por vala e pakënaqësisë ka tërhequr kryesisht edhe pjesën e shqetësuar nga globalizimi, emigrimi si dhe dobësimi i identitetit kombëtar, si edhe vetë Bashkimin Europian.
Suksesi në zgjedhjet e 23-26 Majit mund të ketë një ndikim shumë të madh në balancën e pushtetit në Parlamentin Europian.
Vendet më pak ‘mikpritëse’ për emigrantët, nga rezultatet e votave të fituara nga partia nacionaliste në zgjedhjet e fundit kombëtare duket se janë pikërisht Hungaria, Italia, Gjermania, Austria, Spanja, Franca, Sllovenia, Finlanda, Suedia dhe Estonia./BBC