osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një mashtrues si Ervin Salianji: Dënimet e vëllait nga Anglia në Gjermani me fakte

Një mashtrues si Ervin Salianji: Dënimet e vëllait nga Anglia në Gjermani me fakte

Një deputet që bën moral. Shet veten si të ndershëm dhe larg botës së krimit, por në fakt rezulton që e vërteta të jetë krejt ndryshe.

Përtej një videoskandali me një gjuhë perverse në Parlament, skandalet e deputetit të Lulit, Ervin Salianji nuk kanë të ndalur.

Këtë herë, duket se është kapur “i gjallë” me zë dhe figurë, duke treguar se është një mashtrues publik, tashmë totalisht i dalë boje, dhe një politikan që nuk i duhet as dreqit.

Për të zbardhur gjithçka, po rendisim një e nga një faktet që vërtetojnë se ish-deputeti i video-skandalit erotik me G.D, e identifikuar më pas nga mediat si Grida Duma, të dy tashmë të ndarë nga lidhjet e atëhershme dhe të dy shumë afër njër-tjetrit, rezulton të mos jetë gjë tjetër veçse skandalozi i Bashës që nuk di të ndalet në horllëqet e tij.

Në datën 26 Mars 2019, ditën e Martë, në orën 22:00, emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut në TV Klan, u përfshi nga një debat i ashpër. Mjaftoi një pyetje e gazetarit Lorenc Vangjeli, drejtuar ish deputetit Salianji, se: a kishte ai një vëlla të dënuar në vendet e BE-së?

Ervini menjëherë shpërtheu në akuza, gazetarin e quajti “xhepist”, pyetjen e quajti “shpifje” dhe mohoi gjithçka.

Më poshtë po sjellim videon e plotë në Opinion:

Menjëherë, të nesërmen, mediat filluan zbardhjen e së vërtetës. CNA.al raportoi e para identitetin e vëllait të Ervin Salianjit, raportoi faktin se ai kishte qënë i arrestuar për një vjedhje në Gjermani dhe se identitetet e vëllait ishin ndryshuar gjatë kohës kur babai i tij, Bujar Salianji, drejtonte komunën e Lozhanit. (linku i shkrimit)

Pas zbardhjes së fakteve, se vëllai i Ervinit, Aleks Kaçani, ekzistonte, se ishte dënuar në vendet e BE-së dhe kishte disa identitete të ndryshme, deputeti i video skandalit erotik, gjeti një tjetër zgjidhje.

Pas mohimit në emisionin “Opinion”, të Premten e datës 29 Mars, deputeti mandatdjegur Ervin Salianji, shkon në emisionin “Java” të Lorenc Vangjelit, pas ndërhyrjes së Preç Zogajt.

I pyetur nga gazetari Artan Hoxha për të vëllain, ndryshe nga sa kishte bërë në emisionin “Opinion” dhe në “Arena” të moderatorit Dritan Hila, videon e së cilës e keni më sipër, përballë dy personave që ua kishte mohuar vëllain e tij Live tek Blendi Fevziu, tani ndryshonte versionet. Këtë herë nga ekrani i RTSH-së, Ervin Salianji tha se ishte e vërtetë që vëllai i tij ekzistonte dhe e kishte ndryshuar identitetin për shkak të letrave të tij si kosovar, por sërish e mohoi që ai të ketë qënë i dënuar dhe të ketë pasur probleme me Drejtësinë.

Video në emisionin Arena:

Por, në datën 26 Prill, në një investigim të gazetarit Adriatik Doçi, shqiptarja.com boton dokumentat origjinalë, që nga çertifikatat e lindjes, deri tek dënimet e vëllait të Salianjit në Britani apo në Gjermani.

CNA.al ka mundur të sigurojë informacione të tjera shtesë nga burime zyrtare në Interpolit.

Shtetasi Aleks Kaçani, ndryshe i njohur si Klodian Xhengo dhe Klodian Kaçani, të gjitha këto ndryshime i ka bërë për vetëm 12 ditë në Komunën e drejtuar nga babai i tij dhe kolegët e babait. Vëllai i ish deputetit të listës Basha, rezulton një person i dënuar dhe për këtë Interpoli ka një informacion të plotë.

Referuar shkresave zyrtare që disponon CNA.al dënimin e parë Aleks Kaçani e ka marrë për mashtrim dhe të dytin për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara, me qëllim vënien në përdorim për falsifikim. Është dënuar me 9 muaj e 37 ditë burg në Britaninë e Madhe, saktësisht në Irlandën e Veriut, në Prill të vitit 2006. Ndërkohë, dënimi është dhënë gjatë kohës që në pushtet ka qënë qeveria e PD-së.

Dënimin e dytë e ka marrë në Gjermani, në Maj të 2017-ës, ku është kapur për vjedhje në rrethana rënduese dhe më pas është dëbuar, pas pagesës së shumës së garancisë.

CNA.al disponon të gjitha dokumentat e dënimeve të vëllait të Ervin Salianjit dhe gjithçka lidhet me të, përfshirë këtu të dhëna konfidenciale zyrtare.

Tashmë është e vërtetuar nga videot e mësipërme dhe dokumentat e sjella nga CNA.al, por edhe nga ato të botuara nga kolegët, se vëllai i ish deputetit Ervin Salianji është kontigjent i krimit. Gjurmët e tij të para të gishtave janë marrë në Brazil, dhe Interpoli ka çdo të dhënë në lidhje me këtë person.

Më poshtë dokumentet ekskluzive të siguruara nga CNA.al:

Por, përtej faktit dhe jetës apo aktivitetit të vëllait, i cili realisht është në rrugëtimin e tij dhe mban përgjegjësi për çdo veprim që ai kryen, qëndron Ervini, i cili me mohimin që i bëri vëllait të tij dhe me lojën e ndyrë mediatike bëri që vëllai i tij të kthehet në “gjah” për mediat.

Pasi e mohoi dy herë, Ervini e pranoi, por sërish mohoi dënimet e vëllait të tij, kur deklaronte se ai nuk kishte asnjë të dënuar në rrethin e tij të afërt dhe për këtë ishte i gatshëm të mbante edhe përgjegjësi politike.

Një pjesë të dosjeve të vëllait po i sjellim me foto. Të njëjtat dokumenta u janë vënë në dispozicion edhe zyrtarëve të PD-së, për t’u njohur me të vërtetën dhe mashtrimet e bëra nga ish deputeti.

Ervini deklaroi për Artan Hoxhën se kishtë bërë padi për publikuesin e lajmit të parë, duke thënë se gjithcka ishte një shpifje. Sot, pas kalimit të gati një muaji, mësojmë se nuk ka asnjë padi, të paktën për CNA.al, e cila për të disatën herë ia ka çjerrë maskën e mashtruesit ish deputetit qesharak të Lulzimit.

Në fillim vëllain e mohoi dy herë, pastaj e pranoi dhe mohoi dënimet. Më lart janë të plota videot, por edhe dokumentet, e në qoftë se është kaq politikan me moral le të marrë përgjegjësinë që i takon, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Mashtruesi ngelet një mashtrues, prandaj dhe Basha ka zgjedhur si veten e tij, prandaj e mban pas dhe prandaj e bëri edhe deputet.

Nuk ka më arsye për tu quajtur ish deputeti i PD-së, apo i listës së Lulit, Ervin Salianji, por thjeshtë mashtruesi i vendosur në lista nga mashtruesi, tashmë i kapur “i gjallë” dhe me fakte e prova të pakontestueshme.

CNA.al është e gatshme t’ia vërë në dispozicion dokumentat autentik të siguruara, kudo dhe kurdoherë. / CNA.al