osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita me ca “petrita”… në koalicion me dhjetë pika

Opozita me ca “petrita”… në koalicion me dhjetë pika

Është i pari koalicion në tërë demokracitë e globit që me një marrëveshje, dekalog, platformë ose quajeni si të doni me dhjetë pika, jo për të marrë pjesë dhe fituar zgjedhjet në prag, siç është në traditën e forcave politike aq më tepër në opozitë, të cilat synojnë të kapërcejnë stadin nga opozitë në mazhorancë.

Ky koalicion është një akt i panjohur në tërë historinë kombëtare, po se po, po edhe botërore. Koalicione janë krijuar në prag luftërash, bashkimet e gjera antifashiste të vendeve dhe popujve për të sulmuar apo për tu mbrojtur nga pushtuesit. Shembujt e koalicioneve mbarëbotërore në prag të Luftës së Parë dhe të Dytë, njohin shumë marrëveshje të cilat kanë synuar mbrojtjen e lirisë së njerëzimit dhe mposhtjen e atyre që ndërmorën luftëra shfarosëse. Në atë kohë ato emërtoheshin boshte. Si boshti SHBA-Shtetet e Europës kundër nazifashizmit.

Në demokracitë e zhvilluara, kjo lloj marrëveshje e opozitës tonë është thjeshtë një lajthitje një rrugëtim në skëterrë, prodhuar nga kokat e nxehta të liderëve në panik nga humbja. Njëherësh është një masë për t’u imponuar partive të vogla se mos veprojnë njëlloj si me marrjen e mandateve të deputetit në kundërshtim me vendimin e PD-LSI, të cilët pas ikjes nga sistemi e quajtën të mbyllur atë portë dhe gjykuan se askush nuk do guxonte pa lejen e tyre të hynte në parlament nga kishin ikur pa asnjë arsye të qenësishme.

Pikërisht për t’u mbyllur portën partive minore, për të ruajtur nderin e frontit opozitar, për të bllokuar të gjitha të çarat dhe plasaritjet që mund të vinin përballë një qëndrimi drastik dhe antidemokratik, partia kryesore e opozitës, PD u nxitua t’i fusë të gjithë në të njejtën vathë, edhe pse pesha e votave të aleatëve është minore gati e papërfillshme, aq sa asnjëri nga komandantët e partive bashkuar opozitës nuk guxon të dalë në shesh të mejdanit dhe të mati forcat në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme si forcë politike me vete.

Kryetarët që mblidhen sot rreth PD dhe LSI, janë deputetët me qira nga qiradhënësit e PD. Po të ishte për ta dhe partitë e tyre, askush nuk do zinte një karrige në Parlamentin e Shqipërisë me 140 deputetë. Pikërisht për të ruajtur nderin dhe mos cënuar nismat dhe kauzat e qëndrimeve drastike të papranuara, jo vetëm nga faktori ndërkombëtar, po së pari nga vetë populli shqiptar deri edhe votuesit e opozitës, u vendos të nënshkruhej një marrëveshje turpi që nuk thotë asgjë veç kompaktëson kohezionin e atyre që mund të rrëshqisnin dhe ta linin PD e LSI në diell, duke pranuar ashtu si kandidatët e listave të deputetëve dhe të hynin në zgjedhje.

Kjo do ishte një goditje shumë e rëndë për drejtuesit e boshtit të së keqes. Meqenëse fronti i bashkuar synon të mos ketë zgjedhje, u ulën si në vitin 1941 me një ndryshim të vogël se u mblodhën, jo si ilegalë dhe themeluan aleancën më të çuditshme, të denjë për librin Gines, atë të mosfutjes në zgjedhje. Vetëm protokolli i mbledhjes së themelimit të PKSH-së mungon. Në vend të betimit për idealet e opozitës jashtë sistemit demokratik, kundër gjithë botës, të gjithë vrapuan të fiksonin në celuloid, në foto, selfie këtë moment historik.

E gjithë opozita u përpoq të evidentonte në këtë traktat përmes buzëqeshjeve dhe lumturisë së shtirur në aparatet fotografike këtë pamje mahnitëse, që shpallën koalicionin më të veçantë. Shtrëngimi i duarve, nënshkrimi në radhë, i pari Mediu në krah të Lulzimit, përqafimet dhe në mbrëmje ndoshta edhe fishekzjarret në qiellin e Tiranës, celebruan “arritjen” historike të opzitarizmit shqiptar e pangjashme me asnjë simotër në glob.

Asnjë opozitë nuk guxoi në këto tri dekada, bashkimin kundër zgjedhjeve, mohimin e të drejtës së votës së popullit opozitar nga Konispoli në Vermosh. Edhe pse dhjetë pika aleancistët e marrëveshjes bashkohen në qëndrime që bien erë myk në kundërshtim me politikat e BE-së, zotohen në hipokrizi se janë për të ruajtur drejtimin Europian të vendit se bashkohen për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Fill pas aktfirmosësit, zotohen të bëjnë beteja përtej rrugëve paqësore, revolta të ashpra, jo si deri sot të qeta për të mos lejuar shqiptarët të votojnë në 30 qershor. Ata që betohen se do mbrojnë të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë me një arrogancë të panjohur dhe të paprovuar më parë, në realitet luftë demokracisë në thelbin e saj atë të zgjedhjeve. Betimi i Lulzim Bashës, Monika Kyemadhit, Vangjel Dules, Nard Ndokës, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, Agron Dukës se në fund qershorit nuk do ketë zgjedhje po revolucion dhe bllokim total, tregon thelbin e paktit anti sistem të frontit opozitar. Sinjalet e para për dhunë u dhanë.

Sali Berisha bëri thirrje për qëndresë dhe kundërshtim të zgjedhjeve të lira. Nuk ka zgjedhje pa PD, deklaroi ai. Po më kategorik u tregua “gjenerali” i Gërdecit, republikani Mediu. Ai nuk është i kënaqur me dhunën e derisotme në protesta. Do të ndezi dhjetëra Gërdece në përmasa shumë herë më të mëdha në tërë vendin për ti dhënë revoltës fuqinë e ndryshimit, për të përmbysur me forcë këtë narkoshtet.

Ustallarëve të destabilizimit, zëri dhe thirrja e Mediut, vetëm sa i gudulis pak në gushë, pasi ata nuk presin t’u mësojnë rrugën republikani i partisë minore. Ata janë të stërvitur dhe dinë ç’bëjnë kur vjen fjala për revolucion dhe përmbysje. Në këto tri dekada kanë eksperimentuar dhjetëra here forcën.

Koalicioni i kryetarëve të partive, edhe pse propagandohet si aksion për demokraci është realisht anti demokraci, anti zgjedhje, anti vullnet i popullit. Dekalogu me dhjetë pika zbuloi sheshit sa është çorientuar busulla dhe si kanë humbur orientimin, tregon frikën e tmerrin nga ballafaqimet elektorale. Frika për t’u përballur me kutitë e votimit se mos vjelin edhe njëherë humbjen e thellë përball popullit në zgjedhje të lira, duke shënuar rezultatin më të thellë, tetë me zero, edhe pse zgjedhjet do jenë të barabarta, të monitoruara dhe certifikuara. Opozitarët tanë kërkojnë në paktin e ri jo zgjedhje, po sabotim të tyre.

Janë pikërisht këta opozitarë që përditë duan të na mbushin mendjen se janë forca e parë, janë shumicë, populli është me ta, votat janë të sigurta, shkojnë për frontin e bashkuar në opozitë megjithatë koalicionistët dolën kundër zgjedhjeve. Ish deputeti i LSI-së, Spahiu deklaroi me zërin plot se Rama e ka të humbur betejën e zgjedhjeve, se partia e tij është gati të futet në zgjedhje brenda 45 ditëve me kryeministër Ramën, qëndrim paksa kontravers me paktin me dhjetë ika dhe fitorja sipas tij është e sigurtë. Fjalë imzot, fjalë.

Kur u kërkohet nga tërë bota të braktisin rrugët dhe të kthehen në institucione, të marrin pjesë në zgjedhje, të provohen, zgjedhin bojkotin e thellë. Këtë herë vendimtar. Bojkot baraz me vetëvrasje politike.

Vetëm kjo opozitë pas shumë intifadave, protestave të dështuara, ku premtonin pushtetin dhe shpërblimin e militantëve, pjesëmarrës në beteja kundër institucioneve më të rëndësishme të vendit, Kuvendit dhe Kryeministrisë, u mblodhën në një paradë, ku parakaluan tërë partitë, peshat pupël ose siç emërtohen nga opinion i gjerë “partitë me komandant pa ushtarë” që nga republikanët e Fatmir Mediut të cilët nuk dihet, ku i kanë anëtarët e simpatizantët dhe agraristët e Agron Dukës, ish Ministrit të Bujqësisë në qeverinë “Nano” i etiketuar si “Klani i Zemunit”, Dules së PBDNJ-ës që nuk fitoi asnjë bashki me popullsi minoritare dhe u mund nga një parti minore si “MEGA”, kryetar që nuk ka guxuar të garojë i vetëm në zonat ku pretendon se ka mbështetje të plotë.

Dhe vijojnë partiçkat e Nard Ndokës e Shehit, të cilat nuk guxojnë të hyjnë në një fushatë si parti më, po kërkojnë fushën e betejës të lirë. Partitë opozitare i thanë jo zgjedhjeve, po, bojkotit, bllokimit të rrugëve, rrëmujës, bastisjes, duke vijuar udhëtimin mespërmes detit në këmbë sipas këshillës së doktorit.

Pakti dhjetë pikësh është minimizuar vetëm në një pikë. Pushteti në tavolinë. Një kërkesë ka koalicioni dhjetë pikësh: Të ikë Rama, të vijë Basha. Kuptohet, jo me votë, po me forcë, duke dorëzuar çelësat e pushtetit si të ishin çelësat e kasolles me kashtë të Matohasanajt. Kjo logjikë është vërtetë fëminore dhe flet për një mentalitet që vetëm Lulzim Basha e kupton. Si është e mundur që opozita të kërkojë të emërojë kryeministrin e mazhorancës, të deklarojë se nuk është dakord të hyjë në zgjedhje pa ikur Rama. Me këtë logjikë fëminore, opozita nuk pranon të hyjë në zgjedhje.

Opozita para dekalogut, braktisi institucionet, dogji mandatet. Punë quan vetëm betejat kundër integrimit të Shqipërisë. Dhe së fundi t’i nxijë jetën tërë Shqipërisë. Kaq ishte e pamjaftueshme ndaj i është kundërvënë perëndimit. Mendoni për një moment anën tjetër të medaljes. Sikur këto kërkesa në pamje të parë mund të duken absurde.

T’i kërkojmë Bashës se nuk ka garë me të, pasi ai është konfliktual. Se liderët në opozitë mund të vjedhin zgjedhjet. Destabilizojnë vendin me qëndrimet e tyre. Të përdorin kriminelët. Të angazhojnë falangat e krimit. Të blejnë vota. Të prishin zgjedhjet siç betohen. Se janë provuar në tërë këto vite si agresiv, të dhunshëm. Si do i gjykonte opozita jonë këto kërkesa të mazhorancës?! Do ngrihej e tëra në këmbë.

Do shpallte revolucionin. Do alarmonte kancelaritë e Europës dhe SHBA-së. Do ngrinte popullin në këmbë. Po a nuk është në këtë linjë opozita e cila kërkon të pamundurën dhe i shpall luftë sistemit, ligjet e kushtetutës së këtij vendi? Dhjetë pikat e marrëveshjes “Basha” me partitë e opozitës janë kthim në pikën zero. Asnjëra prej tyre nuk ka peshë. Vetëm njëra shërben. Kërkesat nga një deri në dhjetë janë vetëm simbolikë.

Vetëm njëra është ultimatum radhës. Të dorëzohet pushteti. Fronit i koalicionit opozitar shpalli mospjesëmarrjen në zgjedhje me kryeministër të ri. Zëvendësimi me një qeveri që e pranon opozita. Shkurt , t’i hapet rruga për pushtet pa votë PD-LSI me kompani. Kërkesë pa logjikë. Si mundet që të mblidhen ca burra dhe gra që presupozohet se njohin “A”e demokracisë, të kërkojnë pushtet në tavolinë, maskuar me dhjetë pika.

Kësaj i thonë: Opozita me shumë petrita, u mblodh dhe vulosi koalicionin me dhjetë pika dhe këndoi këngën, o ikën Rama, o na bie pika. Koalicioni antizgjedhje vulosi vetëvrasjen. Tani koalicionistëve antizgjedhje u mbeti rruga, sheshet, protesta!

Nga Bardhyl BEJKO