Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se disponon një video të re ku tregohet se si janë vjedhur votat e një partie opozitare në zgjedhjet e 2017-ës, duke i kaluar në favor të Partisë Socialiste.
Mirëpo teksa po mundohej që këtë video t’ia dërgonte drejtueses së emisionit “Open”, Eni Vasili, për ta transmetuar më pas në ekran, kamera e Top Channel ka filmuar për disa sekonda aplikacionin WhatsApp të kryetares së LSI-së, duke i kapur edhe disa nga kontaktet me të cilët kishte komunikuar së fundmi.
Eni Vasili është e para në mesazhe, pasi Kryemadhi i dërgoi videon, ndërsa më pas lexohet “Tit Vasili”, ish-kreu i ish-grupit parlamentar të LSI-së me të cilin mesa duket ka diskutuar për protestën opozitare sot.
Vajzën e saj, Era Meta, Kryemadhi e ka shënuar me një zemër të kuqe. Ndërsa kontakte të tjera që dallohen janë “Grupi i Juristave”, “Grupi Parlamentar i LSI” dhe “Tor Pustina”.