Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, e ftuar në Ora News tha largimi i Ramës është një parakusht dhe jo një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ajo shprehet se zgjedhjet do të bllokohen duke mos u futur tek qendrat e votimit.
‘Nuk kërkon fantazi të madhe sesi bllokohen zgjedhjet. Ashtu siç vidhen zgjedhjet dhe është pranuar normalisht se nuk ka asgjë të keqe që të vjedhësh votën e qytetarit, duhet të jetë mëse e mirëkuptuar që kur nuk ekziston opozita patjetër që qytetarët të cilët janë të papërfaqësuar të tregojnë me reaksionin e tyre se nuk mund të bëhen zgjedhje, nuk mund të hyhet te qendra e votimit’, tha Duma.