Deputeti demokrat Korab Lita deklaroi se deri ditën që ka çuar formularin e dekriminalizimit në Parlament ka qenë pjesë e protestave.
Zheji: Ju s’jeni më Parti Demokratike sot që flasim.
” Ne jemi grupi parlamentar demokrat. Të drejtën për të qenë demokrat nuk ma heq dot njeri. Kurse sa i përket pjesës zyrtare të Partisë Demokratike flitet se janë vetëpërjashtuar, unë nuk kam një vendim që jam vetëpërjashtuar. Sa i përket bindjes time unë deri ditën që kam shkuar në KQZ për të dorëzuar formularin kam qenë në protestë.
Sepse unë e mbështes protestën. Bindja ime për ta ndryshuar sitemin dhe për ta reformuar me anë të ligjit edhe partinë edhe sistemin zgjedhor nuk ndryshon. Mendoj se kjo është një formë për ta bërë këtë. Besoj se ka ardhur momenti që edhe PS i janë ngushtuar rrathët. Kodi Zgjedhor do të bëhet se s’bën”, tha Lita në Ora News.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/