osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Një opozitë që del në rrugë, për të “bllokuar” Patozin

Një opozitë që del në rrugë, për të “bllokuar” Patozin

Nga Mero Baze

Nuk e kam menduar kurrë që Astrit Patozi, Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe të tjerë do ta trembnin kaq shumë Lulzim Bashën. Jo se nuk kam ndonjë vlerësim për ta, por kam menduar se Lulzim Basha, duke pasur vulën dhe logon e një partie të trashëguar nga Sali Berisha, do të ishte pak më serioz për të vlerësuar fuqinë e partisë së tij, e cila dhe pse është coptuar e lemerisur nga ai, është ende e fortë, pasi ka pas një histori 30 vjeçare, që e mban në këmbë.

Thelbi I fjalimit të Lulzim Bashës në Milot, dhe kulmi I zemërimit të tij, ishte tek pjesa që nuk do të lejojë që “opozita të klonohet”. Dmth që nuk do të lejojë të ngelet pa punë.

E thënë ndryshe Lulzim Basha është zemëruar më në fund, jo se nuk po e mund dot Edi Ramën , por se ky I fundit nuk po e ndihmon që Lulzim Basha të mos zëvendësohet. Marrëveshja e fundit e tyre, ka qenë që të hiqnin qafe LSI në favor të Lulit dhe ky zhvillim I ri duket prerje e madhe në besë.

Ashtu sikundër tha dhe Besnik Mustafaj, zemërimi ndaj një partie të re opozitare është I pashpjegueshëm. Ata kanë gjashtë vjet kundër Lulzim Bashës dhe mënyrës se si ai drejton opozitën. Të poshtërosh dikë në opozitë, tia ndërpesësh karrierën politike pa shkak, ta zëvendësosh me delikuent dhe njerëz pa peshë politike, me qëllim që të vrasësh konkurencën në opozitë, dhe pastaj të betohesh se do djegësh Shqipërinë, pse ata dalin kudndër teje, është targjiokomedi.

Fytyrat e hakërryera të liderëve të sotme të opozitës, demonstronin më shumë ankthin e humbjes së monopolit të opozitës, se sa revoltën ndaj kauzës së shpikur të djegjes së mandateve.

Për herë të pare, duket se ata po kuptonin fillimin e dështimit të tyre dhe jo fillimin e suksesit të tyre. Dhe kjo dukej jo vetëm tek fjalimi I Lulzim Bashës, por dhe I Kryemadhit dhe cdo kujt që merrte fjalën. Kryefjala e kërcënimeve të tyre, ishte opozita e re dhe jo qeveria.

Nëse ka një mënyrë që ti bësh nder opozitës së re, është futësh mes dy zjarreve, mes zjarrit të opozitës së degraduar, që në fakt është gjëja më antipopllore në Shqipëri dhe batutave të Edi Ramës, që nuk duron dot as opozitë të qetë në parlament.

Për shumë shqiptarë, që shikojnë zjarr e tym në rrethrrotullime, duke mallkuar Rudinën e Astritin, për shumë qytetarë që dëgjojnë se Lulzimi dhe Monika, po djegin goma se dikush do tu zërë vendin, por dhe për ata që duhet të dëgjojnë teoritë konspirative të Edi Ramës, se këtë parti e ka krijuar Saliu për të zëvendësuar Lulin me Patozin, pra në gjithë këtë çmendinë, ata ndoshta duken më normal, edhe pse nuk janë më të mirët që meriton Shqipëria.

Dhe në ka një mënyrë për tu bërë nder këtyre opozitarëve të rinj, është të dalësh, të bllokosh rrugët, të djegësh goma dhe të çirresh se je në hall, pasi ka dal një opozitë e re që “po të merr punën”.

Mos vini bast se qytetarët mund të mërziten për këtë. Sidomos kur e dëgjojnë se njerëzit e mërzitur nga opozita e re, e kanë emrin Lulzim Basha , Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi etj.

Ky është fundi I një revolucioni haxhiqamilist, që nisi për të rrëzuar Edi Ramën dhe po përfundon me thirrje për linçim të Patozit, Rudinës, Murrizit etj. Kjo në fakt tregon dhe hallin kryesor të tyre, atë pasojë që mund tu vij nga djegja e mandateve. Së paku kanë filluar ta mendojnë. Nuk është pak!