Myslym Murrizi, deputet i grupit parlamentar “Demokrat”, ishte i ftuar në A2CNN, komentoi fillimisht protestën e opozitës të ditës së sotme, ku u bllokuan akset kombëtare në 5 pika të ndryshme.
Murrizi u shpreh se nuk duhet të abuzohet me termin “popull”. Për të protestat janë politike dhe jo revolta popullore.
“Termi “popull” na e ka vrarë veshin në 45 vite. Patjetër që është një protestë politike. Populli nuk pyet për Kryemadhin dhe Bashën.
Fakti që kishte deputetë në 5 vendet ku u bllokua rruga e bën këtë protestë politike. Protestat qytetare nuk pyesin për partitë politike. Këtu është një hipokrizi bolshevike. Këta nuk ma mbushin mendjen mua, nuk kanë si mund t’ia mbushnin mendjen ndërkombëtarëve. Protesta politike nuk mund të shitet si revoltë e popullit.
Të thonë të drejtën që kanë ftuar militantë të partive në 5 degë të vendit”, u shpreh Murrizi.