Zylfie Haklaj, motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë, ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një reagim në rrjetet sociale, Haklaj shkruan se kur do të përfundojnë masakrimet që po i bën Berisha Shqipërisë.
Më tej ajo thotë se Saliu tani po na hiqet si shpëtimtar.
“Ata qe masakruan per 28 vite popullin shqipetarë.
Tani na hiqen si shpetimtare!
Deri kure do te vajtojne nënat?
Deri kure do te vajtojne fëmija?
Deri kure do te na vret Saiha?
Para syve te gjithe botes, femije jetima rrugeve te europes!
Fusha e male po renkojne edhe lisat po lotojne nga cetniket e Saliut qe masakruan popullin shqiptare dhe tani na hiqen si shpetimtare.“- shkruan Zylfie Haklaj.