Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se në ambientet e një firmë private ka humbur jetën shtetasi A.P. 30 vjeç, banues në Durrës.
“Më datë 15.03.2018, në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private shtetasi A.P, vjeç 30, banues në Durrës, duke shkarkuar një paletë me xhama, është aksidentuar dhe vdiq rrugës për në spital,” shkruhet ne njoftimin e policise.
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale. /BalkanWeb