Në zonën e ish-doganës së Tiranës është shënuar një incident ku një protesues i ka marrë çelësin e automjetit një drejtuesi dhe e ka hedhur në zonën ku bëhen punime.
Ndërkohë që ka ndodhur incidenti, militantët e tjerë fishkëllenin e brohorisnin të ekzaltuar dhe eksituar për xhestin e turpshëm.
Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka ndërhyrë duke i dhënë çelësin shoferit i cili ka rënë pre e këtij incidenti, duke i kërkuar dhe ndjesë për situatën e krijuar.