osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Aleatët” nuk e dinë se çfarë kërkojnë pas ultimatumit të BE me ambasadorin Soreca: Meta të na ulë në tryezë me mazhorancën!

“Aleatët” nuk e dinë se çfarë kërkojnë pas ultimatumit të BE me ambasadorin Soreca: Meta të na ulë në tryezë me mazhorancën!

Në kushtet kur opozita joparlamentare i humbi të gjitha mundësitë ligjore për tu bërë pjesë e zgjedhjeve më 30 qershorit 2019 për kryebashkiakët e rinj të vendit, 5 aleatë të qendrës së djathtë, kanë nisur takimet për të kërkuar një tryezë dialogu nën ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta, BE-së dhe OSBE-së, mes mazhorancës dhe opozitës.

Këtë të enjte, aleatët, ku ra në sy mungesa e Shpëtim Idrizit të PDIU-së, kërkuan një takim me kreun e delegacionit të OSBE-së, Luigi Soreca, pas të cilit thanë se do t’i kërkojnë Presidentit Meta që të thërrasë tryezën e dialogut ku të ulen të gjitha palët politike.

“Është një takim i kërkuar nga ne me ambasadorin Soreca, sepse është e nevojshme të gjejmë një zgjidhje që t’i shërbejë interesave të Shqipërisë. Idea jonë si 5 parti politike është se ka ardhur koha që cdo institucion të luajë rolin e vet. Në të gjithë kompetencën e tij kushtetuese, presidenti duhet të thërrasë tryezën e partive politike, për të parë a janë plotësuar ose jo standardet dhe kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dhe me kontributin e të gjitha palëve politike ne të arrijmë të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përfaqësimin e të gjitha forcave politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin, dhe në këtë moment ne si forca politike mendojmë se është përgjegjësia jonë të nëgociojmë me të gjitha palët dhe institucionet për këtë dialog. Kështu kemi vepruar edhe me OSBE-në, kështu bëmë edhe me zotin Soreca dhe të shikojmë për një hapësirë për të mbështetur një dialog të vlefshëm për interesat e vendit.

Ne do t’i kërkojmë presidentit të Republikës të thërrasë një tryezë të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë situatë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita nuk ka asnjë qëllim tjetër përvecse garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe qytetarët të vendosin se kush duhet ta qeverisë këtë vend në nivel lokal dhe qëndror.Cdo gjë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin. Ndaj jemi mbledhur të frenojmë këtë proces shkatërrues që ka nisur Edi Rama”, tha Mediu.

Një takim i mbajtur mes Fatmir Mediut, Dashamir Shehit, Vangjel Dules, Agron Dukës, Nard Ndokës dhe kryediplomatit të BE-së, që mesa duket ka ndryshuar shumë nga qëndrimi i tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, aq sa nga ish-kryeministri Sali Berisha është paralajmëruar për përplasje civile si në ’97-ën.

Ndërkohë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule: u shpreh:

“Grupi i partive të qendrës së djathtë, kanë nisur një aktivitetet i cili është një vlerë e shtuar në aksionin e përbashkët opozitar, sic u nënshkrua dy ditë më parë me PD. Boshti kryesor është shërbimi i axhendës opozitare që ka për synim të shkulet rrënja e së keqes e cila ka sjellë cikle të njëpashnjëshme kriza politike. Ne jemi të vendosur që me të gjitha mjetet demokratike të aktivizojmë çdo qelizë të shoqërisë, të sensibilizojmë edhe partnerët ndërkombëtarë, për fatin e demokracisë me qëllim që zgjidhja të vijë sa më shpejt dhe me sa më pak kosto. Përvojat e hidhura të së shkuarës duhet të na bëjnë më të matur, dhe sidomos mazhorancën dhe kryeministrin të cilët nuk janë ndërgjegjësuar akoma, dhe sillen me arrogancë”, tha Vangjel Dule

Në një prononcim për Shqiptarja.com, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, nuk përjashton që dialogu të nisë edhe me kryeministrin Edi Rama, pasi ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste që ata kërkojnë në tryezë dialogu. por thotë se zgjedhjet do të duhet të mbahen pas krijimit të një qeverie ‘kujdestare’ që të garantojë që ato të jenë të lira dhe të ndershme.

“Dialogun kërkojmë ta thërrasë Presidenti me qëllimin për të garantuar një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe qytetarët të votojnë të lirë dhe të barabartë.

Me Edi Ramën kryeministër kjo nuk ndodh sepse është provuar që manipulimi i zgjedhjeve dhe bashkëpunimi me krimin në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve është organizuar nga Rama që të garantojë pushtet dhe kontroll absolut. Këto struktura kriminale janë aktive dhe në kontakt me të.

Ne duam të ulen përfaqësitë politike pozitë dhe opozitë. Se kush e përfaqëson PS është çështje saj, në nuk përcaktojmë se kush është kryetar apo përfaqësues i PS”, tha Mediu.

Tryeza sipas tij, duhet të përcaktojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, “kohën e implementimit të një qeverie kujdestare për zgjedhjet, për implementimin e kushteve dhe garantimin e tyre”.

Kontaktuar nga Shqiptarja.com zoti Shehi tha se kjo tryezë duhet të ulet për të gjetur zgjidhje mes palëve, pasi Edi Rama të jetë larguar nga posti i kryeministrit. Por pyetur nëse në tryezën e dialogut do e pranonin Ramën në postin e kryetarit të Partisë Socialiste, Shehi tha se kjo është e mundur.

Shehi tha në një prononcim për Shqiptarja.com se i qëndrojnë marrëveshjes së firmosur me PD-në dhe LSI-në për t’i penguar zgjedhjet nëse ato do të mbahen nën organizimin e qeverisë Rama.

“Ne duan të hapet një tryezë dialogu, me të gjitha partitë pasi Rama të largohet nga kryeministria”, tha Shehi.