Kryeministri Edi Rama deklaroi se partinë me të re “Bindja Demokratike” e ka krijuar Sali Berisha.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Rama tha se Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje.
“Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje, nuk e kam futur un.
Na doli tani se unë paskam formuar ‘Bindjen Demokratike’?! Pse jo Saliu, se ku ndryshon Patozi nga Saliu dhe Luli.
Ata merrnin pjesë në aferat e qeverisë, Astriti vinte këtu me duar në xhepa dhe u bënte avokatin.
Patozin e futi Saliun në zgjedhje. Një çun për rrugë dhe një për zgjedhje. Mirë cfarë hoqëm me PD, pse na u dashka të krijonim një PD tjetër tani?!
Me zonjën Hajdari nuk kam folur asnjëherë, vetëm e kam parë atje. Me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë që bënin me të atin e zonjës Hajdari.
A harrojnë cfarë i bënte Baca Azem Hajdarit? Patozi më ka akuzuar në parlament se e hoqa unë nga listat e 2017.
Pse faji im ishte që Saliu do të zgjidhte mes çunit me duar në xhepa (Patozi) dhe atij me xhepat plot(Bashës).
E keni dëgjuar Saliun nuk thotë asgjë për Patozin, zgjedhje e lirë thotë, pra Bindje Demokratike. Një copë SHQUP-i e kemi në garë një copë në rrugë” tha ai.”- tha Rama.