osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Partia e Patozit lojë e Saliut?!”, Balla i prerë: S’ka budallenj të bëjnë burg për Bashën, kush guxon të dëmtojë votimet, do…

“Partia e Patozit lojë e Saliut?!”, Balla i prerë: S’ka budallenj të bëjnë burg për Bashën, kush guxon të dëmtojë votimet, do…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka bërë thirrje për fillimin e punimeve për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit Balla tha se zgjidhjet do të zhvillohen më 30 qershor duke shtuar se për të gjithë ata që do të tentojnë të ndalojnë zgjedhjet e lira, do të merren masa të forta.

“Kush hakërrehet se nuk ka zgjedhje, duhet ta dinë se nuk ka më budallenj të bëjnë deri në 8 vite burg për Saliun dhe Bashën dhe të guxojë e të dëmtojë qoftë dhe një fletë apo kuti votimi.

Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën e të ngrenë dorë mbi zgjedhjet e lira”, tha ai.

Më tej Balla ka ironizuar edhe Astrit Patozin dhe krijimin e partisë së re Bindja Demokratike, duke thënë se është “qesharake kjo historia që nënkryetari i PD sulmon këtë vend për partitokraci”.

“Qesharake duket kjo historia që nënkryetari i PD sulmon këtë vend për partitokraci. Ai ka qenë në pushtet dhe ka pasur plot 8 vite kohë për ta ndërruar.

Ju s’keni faj por, partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, nuk është i imi. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë? Ku e dimë ne që kjo nuk është lojën e Saliut, Astrit? Që se ka fut Luli? Puna juaj kjo s’është puna jonë.”, tha Balla.

balla

“Së pari, është një moment i rëndësishëm për rivijim e punës së lënë në mes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhorë, dhe me rifillimin e punës së komisionit të gjitha veprimtarie e punës parlamentare marrin formë dhe nxitje.

Ne nuk kishim asnjë kusht për reformën zgjedhore edhe me paraardhësit tuaj, u kam thënë merrni letër të bardhë dhe shkruajeni si të doni reformën dhe ne do ta miratojmë, se për ne është e rëndësishme të kemi zgjedhje demokratike dhe sipas standardeve, dhe jam i sigurt që zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë të tilla, dhe përshëndes ato 42 parti të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ne të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet lidhur me pjesën negative dhe gjëmën, atë të blerjes së votës, edhe pse ju keni ndryshuar emrin, nga LSI në e pavaruar, partia nga vini ka damkën më të madhe për këtë akt.

Sot kërkohet bashkëpunim për të luftuar shitblerjen e votës.

Kush hakërrehet se nuk ka zgjedhje, duhet ta dinë se nuk ka më budallenj të bëjnë deri në 8 vite burg për Saliun dhe Bashën dhe të guxojë e të dëmtojë qoftë dhe një fletë apo kuti votimi.

Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën e të ngrenë dorë mbi zgjedhjet e lira.

Qesharake duket kjo historia që nënkryetari i PD sulmon këtë vend për partitokraci. Ai ka qenë në pushtet dhe ka pasur plot 8 vite kohë për ta ndërruar.

Ju s’keni faj por, partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, nuk është i imi. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë? Ku e dimë ne që kjo nuk është lojën e Saliut, Astrit? Që se ka fut Luli? Puna juaj kjo s’është puna jonë.

Çdo kënd që tenton të fusë duart në zgjedhje, apo të pengojë procesin, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen… ky komision duhet menjëherë të fillojë punën”, tha Balla.