osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkon në 110 numri i deputetëve në Parlament, 7 emra të tjerë betohen sot

Shkon në 110 numri i deputetëve në Parlament, 7 emra të tjerë betohen sot

Djegia e mandateve nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po vështirëson punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri tani zëvendësimi i deputetëve ishte një procedurë mjaft e thjeshtë, pasi mandatet e lëna bosh u kalonin kandidatëve pasardhës. Sot KQZ mblidhet dhe shpall mozgjedhshmërinë e 9 kandidatëve të PD-LSI,

ndërsa javën që vjen do të njoftohen kandidatët e fundit në Dibër, Korçë dhe Durrës për PD, ndërsa në Elbasan për LSI. Kjo do të thotë se në këto 4 qarqe lista e kandidatëve po përfundon dhe KQZ tani do jetë në provë mbi mënyrën se si do veprohet.

Kur partitë janë në koalicion, mandatet i kalojnë partisë së dytë më të madhe brenda koalicionit. Por në 2017 PD-PS shkuan në zgjedhje pa koalicione. E vetmja mënyrë që mund të ndiqet është ajo që përdoret me kandidatët e pavarur, duke zëvendësuar kandidatët me anëtarë nga lista më e madhe.

Kjo do të thotë se tani KQZ mund të kërkojë t’u kalojë mandatet Partisë Socialiste. Për tu plotësuar vakancat, anëtarëve të PS do iu dërgohet kërkesë nga KQZ për të pranuar mandatin e deputetit. Por një gjë të tillë mazhoranca nuk do ta pranojë, duke refuzuar në mënyrë të menjëhershme dërgimin e kërkesës.

Në këtë mënyrë, KQZ do detyrohet që vendet e lëna bosh nga Partia Demokratike t’i plotësojë me anëtarët nga lista shumëemërore e LSI.

110 emra në Parlament

Teksa KQZ vijon plotësimin e vakancave, sot betohen 7 deputetë të rinj në Kuvend nga radhët e PD-LSI. Nga radhët e LSI betohet Eugen Bojaxhiu, ndërsa nga PD do të betohen Andi Përmeti, Erion Picari, Fatjona Dhimitri, Zef Shtjefni, Nikolin Straka dhe Artur Roshi. Deri tani numri i deputetëve në Parlament ka shkuar në 110 nga 140 deputet që e parashikon Kushtetuta. Pra në Kuvend kanë ngelur ende pa u plotësuar edhe 30 vende të lëna bosh nga djegia e mandateve të PD-LSI para kohe.

Deri tani kemi në Parlament 79 deputetë nga mazhoranca, 17 deputetë nga PD dhe 14 nga LSI. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim para dy muajsh vendosën të djegin mandatet e deputetëve në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që vendimin e tyre ua bën të ditur edhe kandidatëve të listave pasardhëse, duke iu kërkuar që të refuzonin mandatet e deputetëve.

Por jo të gjithë iu bindën urdhrit të Bashës dhe Kryemadhit. Gati 30 kandidatët të PD dhe LSI thyen vendimin e partive të tyre, duke pranuar kështu të bëhen deputetë. Mirëpo, ky vendim i tyre revoltoi tej mase zyrtarët e opozitës, të cilët shpërthyen në sulme dhe akuza ndaj tyre, duke i etiketuar si tradhtarë.

“Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së, janë simbole të paprekshme dhe të pacenueshme. Mëkatet e njerëzve që hyjnë dhe dalin në listat tona ne do t’i paguajmë, por edhe një gjë, tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do”, tha Kryemadhi pak kohë më parë. Ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha ndryshe nga Kryemadhi, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se ka blerë deputetët e rinj.

“Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”, tha Basha pak kohë më parë. /Elisjeda Kiko