osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Agron Tufa, akuzon Brahon, Brokajn, Tarifën e Dukën se duan ta eliminojnë pas sulmit që i bëri LANÇ-it

Agron Tufa, akuzon Brahon, Brokajn, Tarifën e Dukën se duan ta eliminojnë pas sulmit që i bëri LANÇ-it

Ashpërsohet debati sa i takon rolit të Agron Tufës në krye të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Emra si Spartak Braho, Sabit Brokaj, Petro Koçi dhe figura të tjera të njohura kanë akuzuar fort Tufën se po dëmton rëndë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Edhe pse me mijëra partizanë luftuan për çlirimin e vendit, Tufa ka akuzuar shumë figura të njohura të LANÇ se ishin pinjollë të komunizmit.

Kjo deklaratë e kreut të ISKPK solli sigurisht reagim të fortë në radhët e njohësve të luftës së partizanëve në vite. Pak ditë më parë, teksa Tufa ishte i ftuar në Komisionin e Ligjeve për seancë dëgjimore, ky i fundit u përfshi në debate të ashpra me deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho.

Në kundër përgjigje deputeti socialist e akuzoi Tufën “LIVE”, se ka përdhosur partizanët, ndërsa kërkoi madje edhe shkarkimin e tij.

Por të gjitha këto përplasje të ditëve të fundit duket se kanë terrorizuar jashtë masë kreun e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Fillimisht, ditën e djeshme Tufa ka paditur për shpifje në Gjykatën e Tiranës disa persona, të cilët ai i akuzon se e kanë sulmuar, fyer dhe kanë shpifur ndaj tij. Bëhet fjalë për Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën dhe gazetën “Dita”.

Tufa: Duan të më eliminojnë

Përveç padisë për shpifje, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i ka akuzuar indirekt emrat e sipërpërmendurve se duan ta eliminojnë. Gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme, Tufa bëri me dije se ka lënë një dëshmi se nëse i ndodh diçka e keqe, dihet se kush janë autorët e sulmit.

“Kam përballë segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i rrezikuar, moralisht kjo ndihet, por ndihem edhe fizikisht. Mesazhe kërcënuese vijnë me anë të personave anonim dhe jo anonim. Kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët e sulmit”, deklaroi kreu i ISKPK, Agron Tufa.

Shpifje për shkak të detyrës

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa më herët gjatë një prononcimi për mediat, pas dorëzimit të padisë së djeshme u shpreh i bindur se shpifjet në adresë të tij bëhen për shkak të detyrës. “Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit.

Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës racore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave. Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin”, nënvizoi Tufa.

Kujtojmë që pak ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho; ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj dhe diplomati Fatos Tarifa e akuzuan Tufën për njollosje të së shkuarës së lavdishme të luftës. Ndërkohë që Tufa i akuzoi ata si enveristë. /Rigels Seliman