osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk dëmton cilësinë e tyre: PD dhe LSI bën vetëv.rasje politike

Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk dëmton cilësinë e tyre: PD dhe LSI bën vetëv.rasje politike

Partia Socialiste ka dalë sërish kundër vendimit të PD-LSI dhe aleatëve pranë tyre për bojkot të zgjedhjeve vendore. Deputetja socialiste, Senida Mesi u shpreh se opozita e vendit po bën koalicion për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë një interviste televizive, ajo u shpreh se bojkoti i zgjedhjeve nga ana e PD-LSI nuk e dëmton cilësinë e tyre, duke shtuar se janë 34 parti politike të cilat do të garojnë përball mazhorancës. Sipas Mesit, nëse opozita kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor duhet të ulet në tryezë me PS të dialogojë.

“Mendoj se opozita e vendit po bën koalicion për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Deri tani janë regjistruar 34 subjekte politike. Bojkoti i zgjedhjeve nuk dëmton cilësinë e tyre. Në rast se opozita e vendit dëshiron që vërtetë të ndryshojë Kodin Zgjedhor, ka pakënaqësi, atëherë le të ulet në tryezë dialogu.

Tryeza të bëhet nën suportin edhe të ndërkombëtarëve dhe të vendoset nëse duhen ndryshuar sistemi apo jo. Për ne është i rëndësishëm dialogu”, u shpreh Senida Mesi. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputetja e PS, Evis Kushi, e cila u shpreh se opozita po bën vetëvrasje politike duke firmosur koalicion për bojkot të 30 qershorit.

Gjatë një interviste televizive, ajo deklaroi se data e zgjedhjeve është e pandryshueshme, duke theksuar se me regjistrimin e disa partive të tjera qytetarët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje. “Në kampin socialist gjithçka vazhdon normalisht. Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur zhvillimet në kampin opozitar.

Më vjen keq ta pranoj që opozita me veprimin e djeshëm vijon rrugën e vet pa krye, duke bërë një vetëvrasje politike. Që në fillim, kur doli nga Kuvendi, opozita i dha një goditje jetës parlamentare në vend. Forcat e së djathtës kanë nënshkruar një marrëveshje ku theksojnë se s’do hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor, janë 40 parti që marrin pjesë në zgjedhje dhe qytetarët nga këto parti të majta e të djathta do kenë më shumë alternativa për zgjedhur. Nga ana tjetër dua t’ju rikujtoj edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe së fundmi edhe zv/Ndihmës Sekretari Amerikan, z. Palmer, i cili i bëri thirrje opozitës të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit”, tha Kushi. /Sot