osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Revista amerikane “Billboard” u dedikon një artikull “special” artisteve të famshme shqiptare

Revista amerikane “Billboard” u dedikon një artikull “special” artisteve të famshme shqiptare

Këngëtaret me origjinë shqiptare kanë pasur goxha sukses vitet e fundit në skenën muzikore botërore dhe revista amerikane “Billboard” u dedikoi një artikull, duke theksuar talentin e artisteve shqiptare.

“Në dhjetor 2018, Bebe Rexha postoi një foto së bashku me Dua Lipën, me përshkrimin: “Dy shqiptare të nominuara për “Grammy”. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, ndaj mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja”. Një muaj më vonë, sërish Rexha kërkoi një bashkëpunim kuqezi edhe me Rita Orën e Ava Max”, -shkruan “Billboard”.

Bebe Rexha

Rexha ka thyer rekordin në klasifikimin e “Billboard”, duke qëndruar për rreth një vit në krye të klasifikimit të “Hot Country Songs”, për “Meant to be”, bashkëpunimi me “Florida Georgia Line”. Lipa udhëhoqi “Mainstream Top 40” për katër javë me “New Rules”, Ora hyri me dy këngë në top 10 të “Dance Club Songs”, ndërsa Max depërtoi në Top 20 të “Hot 100” me këngën debutuese “Sweet but Psycho”.

Revista nënvizon se këto artiste kanë prindër shqiptarë, edhe pse kanë lindur në vende të ndryshme: Ora në Kosovë, Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër dhe Max në Milwaukee.

Një tjetër emër që ngre lart talentin shqiptar është Njomza, një bashkautore e hiteve të Ariana Grandes, “Thank U, Next” dhe “7 Rings”. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga komunizmi në demokraci në vitet ’90 ka ndezur kreativitetin e gjeneratës së saj.

“Nëse ka diçka që po na shtyn përpara është ambicia që kemi si komb. Vullneti për të krijuar një jetë më të mirë”, -ka thënë Njomza. /Top Channel