Muhammad Ali ka lindur më 17 janar 1942 në Louisville të SHBA’së dhe vdiq në moshën 74 vjeçar me 3 Qershor 2016. Ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhenj në kategorinë e rëndë. Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr, por pas konvertimit në fenë islame e ndryshoi në Muhammad Ali.
Një pjesë e jetës së ish kampionit te botes ne boks:
Në moshën 12 vjeç dikush i vodhi biçikletën dhe ai vendosi të gjente hajdutin dhe t’i jepte një mësim të mirë.
Vendimin ia tregoi një polici me emrin Joe Martin, i cili në kohën e lirë kishte hapur një palestër boksi për të rinjtë e lagjes. Ai e bindi djaloshin që të mësonte boksin njëherë e pastaj të gjente hajdutin.
Vetëm gjashtë vjet më vonë, kur ishte vetëm 18 vjeç ai u shpall Kampion Olimpik duke marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Romës të vitit 1960 dhe u bë i famshëm në të gjithë botën.
I vëllai, gjithashtu i kthyer në mysliman, Rrahman Ali, tregon se qysh në atë kohë, ai thoshte me bindje se do të bëhej boksieri më i mirë i botës.
Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri e ndërroi emrin e tij fillimisht në e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjatë gjithë jetës së tij të më vonshme. Me këtë aim,dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë kalim të tijë ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.
Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radhazi iu mor licenca e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.