Nga Anri Bala
Nuk besoj, se ka ngelur qytetar pa e marrë vesh, se nesër Lulzim Basha dhe opozita e rrugës e vetëdegdisur dhe e rrokullisur nga pushteti opozitarë, (sepse ka plot kundërshtarë të qeverisë dhe qeverisjes, që nuk ngjajnë aspak me opozitën, që prej “pordhëve” grisi brekët e saj dhe mbetet rrugëve…pa brekë), se nesër fillon aksioni i rrugëve të bllokuara…për të rrëzuar qeverinë.
Ky denigrim, kjo shkarje nuk mund as të imagjinohet, sepse qeveria, as nuk rri në rrugë dhe as nuk e rruan për rrugën, por ka detyrim ligjor, që me strukturat e shtetit, për t’i vënë “kufirin tek thana” çdo individi rruge, se në demokraci, liria jote shkon deri aty, ku nuk preket e imja, e jona, e atyre.
Kur them individë rrugësh, nuk e kam me asnjë qytetar apo individ, që proteston për gjithçka, që atij i duket e padrejtë, por për ato të “marrë”, që tallen me hallet dhe problemet e njerëzve, për t’i përdorur për qëllimet e tyre të mbrapshta… për bllokimin e dhënies llogari, për gjithçka që kanë bërë, edhe për të mirat dhe kthimin e tyre aty ku ishin…në pushtetin lakmiqarë, që i bëri njerëz, këtë tufë me kone dhe zagarë.
Populli duhet të protestoi, sepse askush nuk i’a ndalon fjalën e lirë, që e ka dhuratë nga Zoti! Por është krim, që të përdoren nga misionar pa mision dhe njerëz me një barrë të rëndë kriminale, si partia të cilën i akuzuari dhe akuzuesi pa fizionomi, Basha e quante bandë kriminale, apo si “tufa” e kryetarëve, që nuk kanë asnjë anëtarë dhe nuk përfaqësojnë askënd, me epitete të marra nga ai apo ishat: si Klani i Zemunit, Këlyshi i Greqisë, Republikanët e Gërdecziut, Çamët e Peshkopisë apo Demokristianët e Kinës dhe kryesoren, bandën e LSI, me fakte dhe prova nga kryeopozitari pa asnjë personalitet, tenori i Lanës si Mandi Brrakës… Luli i Zeqines.
Ky krim, nuk quhet krim politik, por vepër penale e rëndë, e kryer me qëllim, për të iniciuar fillimin e një konflikti qytetarë…. përplasjen civile. Korbat që kanë muaj të tërë, që sapunin e gjetur, duan t’ua shesin për djathë qytetarëve, duke bërë sikur harrojnë, se ne jemi në shekullin e teknologjisë dhe ata me dashje në obskurantizëm dhe verbëri… ndaj askush nuk e kapërdin dot “shakanë” e tyre.
Pasi e mbajtën sapunin me qese në qendër të Tiranës, duke e treguar si djathë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku masakruan dhe ekzekutuan qytetarët e pafajshëm pa gjyq, duke guxuar të shkelnin dhe të ktheheshin në vendin e krimit, falë ligjzbutësit zemërgjërë, shtetit… shtet pa bythë, nesër do ndërrojnë vend për të krijuar alibi dhe iluzion me intrigën… kacafytuni ju popull, që të shpëtojmë ne!
Liria jonë, thonë ata, është për të gjithë ju, që keni harruar kush jemi ne dhe harresën do e paguani me ca gjoba të majme, duke e lënë shtëpinë edhe pa një thesë miell, e pse jo dhe me ca ditë burg… për ne që i’u duam dhe i’u kemi dashur si thesi i miellit bosh, që sa herë ta shkundim të nxjerr pluhur!
Nëse kanë mbetur akoma njerëz, që e hanë sapunin e tyre për djathë dhe bashkohen me një çetë bashibozukësh pa asnjë ide, e që nuk u përputhet asgjë politikisht, moralisht dhe idealisht, veç karriges së pushtet-humbësve, do na vinte keq, jo se do gënjeheshin… por për zhbërjen sociale, nga varfëria e njerëzve të këtij vendi.
Shteti është i detyruar, që nesër të ma lërë rrugën time të hapur, sepse rruga nuk është as e atij e as e asaj…por e jona dhe nëse ata ish-udhëheqësit e harakirit, do bëjnë xhiron e radhës, si ato rreth Kryeministrisë dhe Kuvendit tek rrethrrotullimet e rrugëve nacionale, duke ulëritur “Rama ik”… atëherë, ligji duhet t’ua lërë sapunin në dorë, për ta përdorur në vend tjetër, atje ku po të ra në tokë… ke rënë me kokë në gropë!/Ekskluzive.al