Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shumicës në Parlamentin Holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët.
I pyetur nga gazeta “TemA”, eurodeputeti gjerman gjykon se kjo është lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe e mbështetur nga disa politikanë shqiptarë.
“Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj.
Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë”, shprehet Fleckenstein për “TemA”.
Ndërkohë, eurodeputeti e përjashton rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë nga ky vendim.
“Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë.
Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar”, nënvizon eurodeputeti Knut Fleckenstein.
Më herët, Parlamenti i Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë duke parështruar si arsyeje kriminalitetin e shtuar të shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.
Ishin 5 parti politike VVD, CDA, PVV, SP dhe CU që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Ndërkohë, partitë VVD, CU dhe CDA janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës. (TemA)