osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përfundon afati i KQZ për Zgjedhjet vendore: Ja cilat janë partitë opozitare që do të garojnë përballë PS

Përfundon afati i KQZ për Zgjedhjet vendore: Ja cilat janë partitë opozitare që do të garojnë përballë PS

Partitë opozitare deputetët e të cilëve dogjën mandatet, kanë mbetur jashtë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Asnjë prej partive pjesë e koalicionit opozitar, PD, LSI, PR, LZHK, PDK, PBDNJ, PDIU, si dhe të tjera që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në përballjen për pushtetin vendor, ndërkohë që afati i regjistrimit ka përfunduar. E marta ishte afati i fundit ligjor, brenda të cilit partitë politike do të duhet të dorëzonin kërkesat për regjistrim në zgjedhje.

Por, situata nuk i ka penguar parti të tjera të regjistrohen në zgjedhjet e 30 qershorit. Me vendim të KQZ janë regjistruar deri më tani 34 forca politike, që do të masin forcat në përballjen e 30 qershorit. Partia Socialiste pas kërkesës depozituar në KQZ më 8 Prill është regjistruar zyrtarisht në zgjedhje. Për mazhorancën nuk ka asnjë dyshim që ditën e fundit të qershorit në vend do të organizohet zgjedhjet lokale.

KQZ ka vendosur të regjistrojë edhe 33 parti të tjera, ndër të cilat, socialist-demokratët e Skënder Gjinushit, Fryma e Re Demokratike e ish-Presidentit Bamir Topi, Demokracia Sociale e Paskal Milos, Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës, Partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës, apo edhe Partia Lista e Barabartë, që ende figuron me drejtues Ben Blushin edhe pse ky i fundit është tërhequr nga politika.

Në KQZ, janë regjistruar edhe 5 parti të tjera, të cilat para krizës politike ishin rreshtuar krah opozitës së sotme.

Në pritje për të marrë vulën përfundimtare nga KQZ si pjesë e zgjedhjeve janë edhe 8 parti të tjera, të cilat kanë dorëzuar brenda afatit ligjor kërkesat për regjistrim në KQZ. Një prej tyre është edhe Bindja Demokratike, e cila depozitoi kërkesën në limitet kohore. E në këto kushte i takon KQZ të vendosë për regjistrimin e tyre në zgjedhje.

Në total, pjesë e garës për zgjedhjet e pushtetit vendor do të jenë 42 subjekte politike, që kanë respektuar afatet ligjore për regjistrim.

Partitë e regjistruara në KQZ:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama

2. Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi

3. Partia Fryma e Re Demokratike Bamir Topi

4. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo

5. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela

6. Partia Lista e Barabartë Ben Blushi

7. Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima

8. Partia e Gjelbër Edlir Petanaj

9. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia

10. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati

11. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja

12. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri

13. Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa

14. Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi

15. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj

16. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata

17. Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri

18. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentino Mustaka

19. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça

20. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi

21. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço

22. Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo

23. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve Ymer Kurti

24. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari

25. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri

26. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni

27. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova

28. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini

29. Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi

30. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj

31. Partia Aleanca Kuq e Zi Lumturi Ratkoceri

32. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi

33. Partia e Pajtimit Kombëtar, Spartak Dobi

34. Partia Socialpuntore Shqiptare, Ramadan Ndreka

/Agjensia e Lajmeve Sot News/