Gazetarja Anila Hoxha bën me dije identitetin e femrës të përfshirë në grabitjen e më shumë se 5 milionë eurove. Ajo është 31-vjeçarja E.Bici.
Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.
Ndërkohë, sot u zhvillua seanca për 3 të a.rrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”.
Seanca për masën mbahet në Gjykatën e K.rimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin.
Për Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula u dha masa a.rrest me b.urg. Ka edhe persona të tjerë të dyshuar, pasi Bengasi ka dhënë emrat e 9 prej tyre.