Dorëzohen 18 targat diplomatike të mbajtura në përdorim nga konsujt e nderit.
Dorëzimi pranë policisë rrugore dhe ministrisë së Jashtme.
Burime nga policia pohojnë se në qarkullim janë 37 targa, nga te cilat 18 deri tani janë dorëzuar.
Ende pa dorëzuar targat konsujt e nderit të Kosovës e Greqisë dhe disa të tjerë.
Policia rrugore pret deri në fundjavë për dorëzimin vullnetar të targave.