Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme ne detyre, Gent Cakaj ka dhene mbreme nje interviste perballe gazetarit Blendi Fevziu ne emisionin Opinion, ku ka folur per jeten e tij personale, studimet e tij dhe punen e tij si minister ne detyre.
Duke folur per ceshtjen e vizave me Holanden, Cakaj ka qartesuar opinionin publik por edhe gazetarin Fevziu .
Cakaj ka qene i qarte kur ka radhitur te gjitha argumentet se pse nuk do te kete rivendosje vizash per Shqiperine.
Sipas tij, votimi i parlamentit holandez nuk do të ketë asnjë pasoje dhe shqiptarët nuk do të penalizohen.
Cakaj, deklaroi se janë 5 kritere teknike për heqjen e vizave për një shtet, qe tregojne se Shqiperia nuk ka asnje rrezik .
Ka 5 kritere teknike dhe këto janë:
1.Rritje e qëndrueshme e emigracion të parregullt, për mbi 50 % dhe në rasti e Shqipërisë nuk përmbushet.
2.Rritje e qëndrueshme sërish mbi 50% e kërkesave për azil dhe në këtë rast nuk përmbushet.
3. Përbërja e një rreziku substancial për rrezikun e sigurisë të vendeve anëtarë që për Shqipërinë nuk përmbushet.
4.Kthimi në bashkëpunim për çështje të kthimit që po ashtu në rastin tonë nuk përmbushet.
5.Prapakthimin në përmbushjen e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave, dhe verifikohet nga bashkimi Europian, i cili në dhjetor ka thënë se Shqipëria përmbush të gjitha kriteret.