osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Policia të nisë a.rrestimet: PD-LSI janë gati të djegin vendin për të shpëtuar veten! Ja skenari i destruktiv!

Policia të nisë a.rrestimet: PD-LSI janë gati të djegin vendin për të shpëtuar veten! Ja skenari i destruktiv!

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi “zbërthyen” dje planin e opozitës për të bojkotuar zgjedhjet vendore.

Ditën e djeshme të gjithë partitë opozitare firmosën një marrëveshje për të treguar qëndresën e tyre kundër qeverisë dhe vendosmërinë se zgjedhje pa qeveri tranzitore nuk do të ketë. Por për Fatos Klosin i gjithi ky është një plan për të mos u përballur me një tjetër humbje fatale në zgjedhjet lokale. Në një prononcim për gazetën “SOT”,

Klosi deklaroi se kryetarët e partive opozitare tani po përpiqen të shpëtojnë karriget e tyre sepse nëse humbin sërish, do të duhet të largohen. “Për mua është një vendim i gabuar bojkoti i zgjedhjeve. Nëse ka ndonjë betejë që duhet ta bëjnë partitë, janë zgjedhjet. Të gjitha të tjerat pastaj janë punë boshe, të gjitha të tjerat duhet të vërtiten rreth zgjedhjeve. Kjo është në një sistem demokracie: partitë matin forcat e tyre, tentojnë të arrijnë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve, nuk ka rrugë tjetër.

Ata po përdorin tani idenë që me këtë kryeministër nuk bëhen dot zgjedhjet. Kam frikë se janë të bindur se do të humbin dhe kam frikë se me këtë do të justifikohen sepse po të humbin të gjithë ata që janë shefa nëpër parti duhet të hapin krahun. Kjo është shumë e rëndë për mua. Për të shpëtuar karrigen e tyre në partitë e tyre, ata po përdorin këtë lojë. Kjo për mua është thjesht një lojë. Ata po përpiqen t’i shmangen përgjegjësisë duke deklaruar bojkotin e zgjedhjeve”, tha Fatos Klosi.

Policia të nisë arrestimet

Ish-kreu i SHISH e zgjeroi më tej mendimin e tij, duke komentuar edhe paralajmërimet e PD-LSI për një protestë të dhunshme në maj, por edhe thirrjet e Berishës për një betejë për jetë a vdekje. Sipas Klosit, beteja në fjalë është për postet politike, ndërsa shtoi se ata do të provojnë çdo skenar dhune për t’ia arritur qëllimit. E nëse pritet të ketë trazira në protestën e muajit të ardhshëm,

Klosi i këshilloi forcave të policisë që të arrestojnë protestuesit me precedentë penalë që para tubimit. “Tani po thonë protesta e majit do jetë ndryshe nga të tjerat. Por nëse ata po përgatiten për dhunë, unë do t’i arrestoja që përpara. Mbase jo të mëdhenjtë se bëhet më shumë zhurmë, por ata të tjerët do t’i mbaja brenda derisa të kalojë dita e protestës.

Siç bëhet zakonisht me të gjithë tifozët e egër para ndeshjes. Ata të tëra do t’i thonë, kjo nuk është luftë për jetë a vdekje siç thotë Berisha. Kjo është luftë për t’u turpëruar dhe për të mos lënë karrigen ata që ndjejnë humbjen. Kaq! Mbase mund të ketë edhe trazira në ditën e votimit, siç paralajmërojnë. Sigurisht që do të tentohen të gjitha sepse është e rëndë për ta një humbje tjetër”, tha Fatos Klosi.

Reagimi i Petro Koçit

Edhe numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, Petro Koçi ndan të njëjtin mendim me Klosin se opozitarët po tentojnë të bëjnë gjithçka për të shpëtuar veten a karrigen e tyre. Duke folur për gazetën “SOT”, Koçi u shpreh se opozitarët madje janë të gatshëm edhe për të djegur vendin që vetë të mos “lagen”, por theksoi se mazhoranca nuk do t’i lejojë të bllokojnë zgjedhjet vendore.

“Koalicioni i sotëm opozitar nuk është gjë tjetër veçse mishërimi i një koalicioni anti-demokratik. Koalicioni i Gërdecit dhe 21 Janarit. Koalicion kundër Shqipërisë europiane. Koalicion kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Janë koalicioni i 14 shtatorit. I sulmit me armë mbi shtetin.

Për karriget e tyre janë gati ta djegin këtë vend. Por s’do t’i lejojë kush që të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor. Bashkimi i vullnetarëve të Sali Berishës ta harrojë se do të shkaktojë sërish dhunë në Shqipëri. Nuk do t’i lejojë, as shteti, as populli dhe as partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Petro Koçi. /Mimoza Ibra