Nga nesër Partia Demokratike do të bllokojë rrugët kombëtare, dukë përshkallëzuar protestën që ka nisur që prej djegies së mandateve në Kuvend.
Burime bëjnë me dije se degët lokale janë organizuar dhe për një orë ditën e nesërme nga ora 18 deri në 19 do të ketë bllokim të rrugëve. Për këtë janë organizuar sot disa mbledhje, ku konkretisht PD-ja e Shkodrës njofton:
Ditën e sotme zhvilluam mbledhjen e radhës të kryesisë së Partisë Demokratike, dega Shkodër.
Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte bllokimi që do të bëhet njëherësh në disa akse kryesore të Shqipërisë, në formë proteste.
Kjo protestë do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00. Do të jemi të gjithë bashkë në hyrje të autostradës në Milot. Kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë qeverisje dhe ne nuk kemi në plan të bëjmë asnjë hap pas në rrugën që kemi marrë drejt rrëzimit të saj.