osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Socialistët tjetër goditje Metës: Rrëzojnë dekretin për vetingun në polici dhe alibitë e presidentit për Mynyr Konin

Socialistët tjetër goditje Metës: Rrëzojnë dekretin për vetingun në polici dhe alibitë e presidentit për Mynyr Konin

Thellohet lufta mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit prej ditësh ka nisur sulmet në distancë ndaj qeverisë. Ndërkohë që edhe mazhoranca ka nisur t’iu përgjigjet dhëmbë për dhemb sulmeve të Metës. Ditën e djeshme Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar, i cili u drejtua nga kreu i tij, Taulant Balla, ndërsa u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme, sikundër ishin reforma në drejtësi, zgjedhjet vendore dhe vetingu në polici.

Gazeta ka mësuar se Balla porositi deputetët socialistë, duke iu kërkuar që të rrëzojnë kreun e shtetit, sa i takon ligjit për vetingun në polici. Meta e ktheu ligjin për vetingun në polici mbrapsht, me arsyetimin se qeveria synon të kontrollojë procesin. Por për Ballën argumentet e presidenti nuk qëndrojnë. Sipas informacioneve, mësohet se numri dy i PS është shprehur se lëvizja e kreut të shtetit është kryekëput politike, pasi asnjë prej pretendimeve të tij nuk qëndrojnë dhe në këto kushte mazhoranca duhet me patjetër që ta rrëzojë dekretin e tij.

Po ashtu, të njëjtat burime saktësuan se Balla ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të forcës, në të cilën ai bën pjesë që të përmbyllin me sukses vetingun në polici.

PS: Ja pse nuk qëndrojnë argumentet e Metës

Një tjetër tregues që tregon se mazhoranca është e vendosur për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, sa i takon vetingut në polici është deklarata e relatorit të ligjit, Pjerin Ndreu.

Ky i fundit, dje gjatë një prononcimi për mediat, deklaroi se ligji do të kalojë kështu siç është, pavarësisht argumentimeve të dekretit presidencial. “Ne do ta kalojmë siç është ligjin për vetingun në polici, pasi edhe misionet e huaja, si Pameca dhe ICITAP nuk është se kanë qenë dakord që në fillim me projektin që kishim.

Ne deshëm të bënim një reformë të thellë, dhe nuk i morëm parasysh sugjerimet e tyre, por na rezulton që mund të na kthehet në bumerang dhe që kjo mund të na kthehej në kosto financiare dhe njerëzore.Kjo nuk ka të bëjë fare me ndikimin e qeverisë në proces”, deklaroi deputeti i PS, Pjerin Ndreu.

Çështja Koni

Mazhoranca socialistë është e vendosur për t’i shkuar deri në fund “luftës” me presidentin Ilir Meta. Pas vendosmërisë që Balla dha dje në mbledhjen e grupit të PS për të rrëzuar dekretin e Metës për ligjin për vetingun në polici, një tjetër goditje është rezervuar nga qeveria për kreun e shtetit. Bëhet fjalë për çështjen e rektorit Mynyr Koni, për të cilën Ministria e Arsimit i ka kërkuar Metës shkarkimin e tij.

Por teksa presidenti ka dhënë sinjale se mund të refuzojë kërkesën e qeverisë për të shkarkuar Konin, mazhoranca ka rrëzuar gjithë alibitë e kreut të shtetit. Gazeta ka mësuar se Ministria e Arsimit i ka dërguar Metës një dosje voluminoze, ku ia pasqyron me detaje të gjitha shkeljet që Koni ka bëri gjatë kohës që ka drejtuar Rektoratin e Tiranës.

Pra, përmes kësaj lëvizje qeveria duket se do të kapë “gafil” presidentin, pasi dosja voluminoze ka çdo detaj për ish-rektorin dhe se Meta është i detyruar që ta shkarkojë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Reforma në drejtësi

Mazhoranca socialiste është e vendosur për të çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Dje në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, sipas burimeve, deputeti Bashkim Fino ka kërkuar uljen e pagave për Policinë Gjyqësore, kërkesë kjo që nuk është pranuar.

Ndërkohë që, gazeta mësoi se duke marrë shkasë nga projektligji për OPGJ-të, Balla ka theksuar se reforma në drejtësi jo vetëm që do të përmbyllë misionin e saj, por qeveria do të mbështesë organet e ngritur prej saj. Po ashtu, mësohet se numri dy i socialistëve ua ka bëri të qartë deputetëve se PS është e vendosur për të mbyllur edhe reformën zgjedhore . /Rigels Seliman