osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Bindja Demokratike” zyrtarisht në zgjedhjet e 30 qershorit! A do të rikthehet Jozefina Topalli?!

“Bindja Demokratike” zyrtarisht në zgjedhjet e 30 qershorit! A do të rikthehet Jozefina Topalli?!

“Bindja Demokratike” tashmë është zyrtarisht partia më e re në Shqipëri, e cila më 30 qershor 2019, do të përballet në kutitë e votimit me kandidatët e saj për kryebashkiakë. Në parti janë pjesë ish-demokratë, kritikë të fortë të Lulzim Bashës, të lënë edhe jashtë listave. Por a do të jetë pjesë edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli?

Edhe pse ndër femrat më të spikatura në politikë, u la jashtë listave të deputetëve të PD nga kreu i Partisë Lulzim Basha.

Nuk dihet ende nëse do të jetë pjesë e Partisë ‘Bindja Demokratike’ që po krijohet dhe nëse do të rikthehet në politikë së bashkë me ish-kolegun Astrit Patozi.

Kujtojmë se Topalli është shprehur më parë se nuk është indiferente, pasi vendi është në një emergjencë kombëtare, ku sipas saj qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje. Topalli shprehet se vendit i duhet një forcë e re politike.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit.

Por çfarë thoshte Topalli për rikthimin në politikë?

“Unë do të gënjeja po të thoja që nuk e ndjek politikën, e ndjek në çdo moment. Do doja shumë që të ishte ndryshe, do doja shumë që të bënte kujdes për këta fëmijë dhe për prindërit e këtyre fëmijëve, të ishte më e vëmendshme. E kam për të gjithë fëmijët, nuk bëj diferenca. Do kisha dashur që të ishte më me dashuri dhe më normale. Nuk e di a do të kthehem… por është si një lloj droge, unë e ndjek në çdo moment. Shpesh mërzitem, shpesh mendoj se gjërat duhen ndryshuar tërësisht. Ndonjëherë mendoj që ky vend nuk bëhet, por pastaj them përse nuk bëhet, ky vend bëhet që ç’ke me të, mjafton që ta duash”.