Ditën e sotme Astrit Patozi ka zyrtarizuar dhe regjistruar në Gjykatë Partinë Bindja Demokratike duke iu shtuar kështu listës së partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe do të jenë në opozitë me mazhoracën.
Mirëpo menjëherë pas zyrtarizimit të partisë nga Patozi ka ardhur dhe hakmarrja e PD ndaj njerëzve të tij.
Kryebashkiaku i PD për Kavajën, Isa Sakja ka shkarkuar nga detyra nipin e Astrit Patozit, përgjegjësin e Ujësjellësit të këtij qyteti, Marvi Shamata.
Në një prononcim për newsbomb.al, Marvi Shamata djali i motrës së Astrit Patozit, ka konfirmuar shkarkimin.
Shamata së fundmi ishte angazhuar për të mbledhur firma për partinë e Patozit, çka ka sjellë më pas dhe largimin e tij nga posti që mbante.